Satira nga Sevdail Hyseni
Sevdail Hyseni
Kardiologu dhe
gjinekologu
Dy
mjekë të dashur, me shumë karakter,
Në
shërbim të sëmurëve ishin si çdo herë,
Të
zellshëm në punë, miqësor në shtëpi,
Veç
një gjumë i ndante, nga jeta n’shoqëri.
Por,
shoqërimi i mjekëve, nuk qe pa limit,
Ndahet
papritur nga jeta, kardiologu një ditë,
Miku
i tij gjinekologu, desh ngeli pa frymë,
Mbet
si qyqe i vetëm, i zhytur në hidhërim.
Në
ditën e varrimit, kortezhi nuk matej me sy,
Me
kurorat: “Shëruesit të zemrave: Lavdi!”.
Ecnin
njerëzit kokulur, në heshtje e pikëllim,
Vetëm
gjinekologu, qeshte e qante pambarim….
I
ofrohet një kolegë e i thotë ngadalë si shok:
-
Pse qesh? - Si nuk të vjen turp, o gjinekolog!
Po,
si mos të qeshi vëllaçko e të bëhem horë,
Kur
të vdes unë, çfarë do të shkruani në kurorë?!
Dushk për gogla
I
erdhi pritjes rendi
Për
të ik’ nga vendi,
Taksirati
seç na zuri
Mos
të ik edhe truri.
Ka
sytë këmbët me visika
Sikur
shiu pika – pika,
Gjatë
regjimit n’Jugosllavi
Me
shpërnguljet në Turqi.
Viza
hiles i nxjerr bishta
-
Shkon Selishta për dy gishta,
Me
Marrëveshjet në Bruksel
Njëra
hyn e tjetra del.
Nuk
mbarojnë vetëm me kaq,
-
E dini meselenë e Sylës n’Bilaç?
Apo
të Nastradinit dikur në përralla,
Dushkun
për gogla e merr për arra!
Me “presh” në dorë
Me
nga dalë o Zorraxhi
Në
qorrsokak pse ke hy?!
-
Pak si mbrapsht ke hip në kalë
Nuk
ke frerë, as nuk ke shalë.
Në
këtë rrugë s’të shohin sytë
Maskarallëqe
deri në fyt:
-
Fukarallëk, skamje, mjerim
Fajet
vet i ke o trim!
Ke
hy llugave me do shokë
Nuk
të lënë qime në kokë,
Kanë
me të qethur si kasnec
E
nga prapa dhe një spec...
Duke
të hipur në biznes
Si
gjithherë me interes,
-
Nxirre këtu, futja atje
Nuk
lë vend të hysh në dhe!
Të
hysh në dhe për së gjalli
Kur
drejtohesh nga çakalli,
- Në politikë dhe në tregti
Zorraxhi,
që s’ka si ti!









