Hamza Halabaku: Nëma
Nga
Hamza Halabaku
Nuk
më kujtohet as data e as cila ditë e javës ishte, një vere të pas luftës së
fundit në Kosovë, kur zdirgjesha nga semaforët kryesorë të Prishtinë, në
drejtim të qendrës së qytetit, rrugës kryesore që e ndan Fakultetin Filozofik
të Universitetit „Hasan Prishtina“ dhe Katedralen „Nëna Tereze“. Isha nisur për në shesh që të
takohesha me një mikun tim. Aty para Fakultetit Filozofik, posht, skaj rrugës
kryesore, atëhere nuk kishte parkingje nëntoksore, gati për çdo ditë rrinte
ulur një i moshuar që para vete kishte një tavolinë që mund ta merrje nën
sjetull e ta lëvizje nga do që dëshiron.
Ishte një tevolinë lëvizëse, si thuhet, e mbi të, i moshuari kishe vendosur ca
gjëra të imta për t’i shitur. Pasi e përshëndeta me një mirësjellje timen të
zakonshme, e pyeta si i shkonte shitja e gjërave që i kishte vendosur mbi
tavolinën e tij lëvizëse. Në anën e tij të djathtë e kishte edhe një peshore...
-Ja,
kështu sa me u bë “idare”, - më tha i moshuari! E kuptova shumë mirë përgjigjen
e tij.
-
Dalë këtu se e kam më lehtë ta përballoj skamjen time! Dikush blen ndonjë letër
duhani, dikush ndonjë farë kungulli, e ka edhe të atillë që edhe e kontrollojnë
peshen e tyre në këtë peshoren time të vockël, - të cilën përveç me fjalë ma
tregoj edhe me dorën e tij të majtë.
Pas
disa pyetjeve të mia, pa llidhje, e përgjigjeve të të moshuarit e kuptova se
edhe ai ishte njëri nga hallegjinjtë e kryeqytetit të Republikës sonë.
-
Po mirë, i thash, a bënë të ta bëjë edhe një pyetje ?
-
Veç urdhëroni, - më tha i moshuarai, - po nuk e di a do të jeni i knaqur me
përgjigjen!
Më
trego, të lutem, pse neve nuk po na ecën puna mbarë. Gjithë ato viktima që na
shkuan gjatë luftës së fundit, gjithë ato masakra ku nuk u kursyen as fëmijët
më të vegjël, na dogjën e na dhunuan...
-
I di të gjitha, - më tha i moshuari dhe sikur më lutej që të mos vazhdoja më.
-
Kam qëndruar në mes të Prishtinës dhe kam dëgjuar e kam pa gjëra të tmrerrshme
e trishtuese...
-
E pse pra nuk po na ecën? - e pyeta për së dyti.
-
Jemi të nemur! - tha i moshuari.
-
Po kush na ka nëmur? - e pyeta me të shpejtë përsëri.
-
Na ka nëmur, mbreti, na ka nëmur!
-
Po pse të na zë nëma e mbretit. Ai erdhi në shtëpinë tonë, në tokën tonë, në
vendin tonë. Edhe nëse na ka nëmur, nuk mund të na zënë nëmët e tija.
I
urova një ditë të mbarë e të suksesshme dhe ika duke u menduar ...
Shkoja
rrugës drejt sheshit dhe mendoja, a mund të na zënë nëmët e sulltanëve, vezirve
dhe të mbretëve të huaj, si më tha i moshuari. Nuk më mbushej mendja se nuk më
mbushej, edhe pse më dukej i besueshëm pohimi se dikush na ka nëmur. Por, nuk e
dija saktësisht se nga kush jemi të nëmur...
Sintagma
jemi të nëmur duket se është shumë e vjetër dhe e përdorur bukur shpesh në
kontekste të ndryshme, por më së shpeshti duke iu adresuar popullit tonë.
Pra
kush na ka nëmeur?! Përgjigjja më e besueshme është se ne e kemi nëmur vetveten. A nuk është nëmë e
mallkim ofshama e nënës së Rexhes, personazh te kënga ”Çou Rexho, çou, djalo”?!
Kur e kam lexuar një shkrim për ngjarjen e Rexhës, më kanë vërshuar emocionet
dhe e kam pyetur veten, si është e mundur të vritet një pjesëtar i familjes për
motive kaq të ulta! Na ka nëmur edhe nëna e Hasan Prishtinës, që u vra në
rruget e Selanikut në gusht të vitit 1933, ajo e Luigj Gurakuqit, nëna e Ramë
Bllacës, ajo e Ahmet Shtimes, e Zefit të Vogël, ajo e kolonel Ahmet Krasniqit
me akadami ushtarake, pinjoll i një familje patriotike. Na ka nëmur nëna e
Enver Malokut, ajo e Xhemajl Mustafës, një intelektual i mirëfillt, autor i
librit “Një lutje për Prishtinën”, që gjatë leximit të këtij libri jam
emocionuar disa herë. Jam shumë i bindur se na ka nëmur nëna e Ismet Rracit, Bekim
Kastratit, Besim Dajakut, Smajl Hajdarajt, Ukë Bytuçit, Kolonel Tahir Zemajt,
Ekrem Rexhes – komandant Drinit, e shumë nëna të tjera që edhe sot e kësaj dite
nuk dihen dorasit e tyre! Na kanë nëmur nënat e bijëve dhe bijave më të mira të
kombit tonë, hero e dëshmorë që derdhën gjakun për lirinë e vendit, jo vetëm
tash pas luftës së fundit në Kosovë, po edhe shumë, shumë më herët.










