Sadik Krasniqi: Eklipsi

09.11.2010, 10:48 PM (GMT+1)

Sadik Krasniqi

 

EKLIPSI

 

Hëna  macë e zezë

si me gojë gjarpri e zë diellin

 

ditës i këputet fati

me perden e zezë

 

si damar të mekur

shtrihen udhët e mugëta

 

fytyrat e njerëzve ngjyrë hume

si kalorëzit e  habitur të azisë

 

pemët ulin degët nga mërzia

bëhen  hije të trishtuara

 

mbi fushën e vdekur

fijet e barit  shigjeta me helm

 

ç´mu kujtua nata e gjatë pesë shekuj mbi Kosovë

me këtë hënë të zezë si hiri i ferrit.....