Petrit Dibrani: Lavdi dhe përulje të përjetshme pranë dëshmorëve të Kombit

LAVDI dhe përulje të përjetshme pranë dëshmorëve të Kombit

Vetëm “Bashkimi Kombëtar” e çon në vend amanetin dhe e
arsyeton gjakun e derdhur të dëshmorëve tanë.
Kur politika dështon në realizimin e amanetit të çdo
DËSHMORI, ajo nis të krijojë iluzione, duke u arsyetuar para Zotit dhe popullit
nëpërmjet “besimeve fetare”.
Prandaj, ne së bashku duhet t’i kujtojmë çdo ditë, sepse
duke i kujtuar mbajmë gjallë ndjenjën, që të mos harrojmë e të trashëgojmë
sakrificën e tyre; ata janë të shenjtë dhe na bëjnë dritë në errësirën e
krijuar nga armiqtë.
Ata luftuan për ne, për Kombin dhe Atdheun tonë, me Flamur
në dorë e Plis në kokë, dhe dëshmuan se kjo tokë duron vetëm këmbën e
shqiptarëve.
Dëshmorët tanë janë gjaku që nuk harrohet dhe nuk falet
KURRË.



