Mihal Gjergji: Edhe malet qajnë

19.05.2024, 07:20 PM (GMT+1)

Mihal Gjergji

EDHE MALET QAJNË

Mali u drodh,

diç ndjeu

Re të zeza i zbritën mbi krye,

ishte natë shënëndreu

Qysh atëherë u thinj Këndrevica

Vuri kujen e madhe;

Bir o bir!

U shëmb Hodo Nivica!

Hej, festekuqë anadolli!

Fajkoi nuk zihet me dorë

Bëjani setrën hajmali

Atij,

që vdekjen e trembi

dhe çau me britma taborrë!

Kurvelesh, Maj 2019