Llesh Ndoj: Lala i Vogël

Lala
i Vogël
-
Tregim i shkurtër në kujtim të një pinjolli -
Nga
Llesh NDOJ
Deri
vonë e dija se ky ishte emri i tij i vërtetë, e kurrë s’kisha pyetur nëse
kishte emër tjetër. Më mjaftonte ky emër dhe dashuria e tij, për t’a dashtë
sikur t’a kisha axhë. E vetmja pikëpyetje ishte: pse kishte epitetin “i vogël”,
ndërkohë që ai ishte normalisht i madh në shtat e më shumë se kaq në takat.
Trupi i drejtë si lastar, mënyra si e hidhte hapin, të madh e plot siguri,
mënyra si i kryente punët që merrte përsipër, plot vrullë, shtrunga e deleve që
“shterrohej” më shpejt, kur i milte ai, e sillnin përfytyrimin e tij tek unë,
përherë të ri e të fuqishëm. Dikur, tregonin se s’ia kishte vu kush shpinën për
tokë në ato “kampionatet e zanonshme të mundjes mundjes” që zhvilloheshin në
lendinat e Rrugjës kryesisht për t’Shmarramej, apo në Fanë për t’Shmark. Derisa
u nda nga jeta, faqet e tij kuqëlonin, si të ishte djalë i ri, plot shendet dhe
freski. Po të mos ishte veshja tradicionale me brakesha, brez të kuq në mes,
këmishë akull të bardhë, xhaketë e kësulë me maje, zor me iu përafrue moshës së
tij. Tufa e tij e deleve në ish - kooperativën bujqësore shquhej për
rendimentin e lartë në qumësht e lesh, në pjellori, mbarshtrim e gjithçka
tjetër, sepse ai “nuk dinte” ndryshe, çdo punë që merrte përsipër do t’a
kryente me ndërgjegje dhe ndershmëri sikur të ishte e gjitha e tij.

Kulla
ku kishte lindur ai, një ndërtesë trikatëshe, që s’mbahej mend qysh kur kishte
mbirë në lagjen Rrugjë të Domgjonit, thuhej se ishte ndërtuar me gëlqere 100
vjeçare nga mjeshtrit dibranë, e s’mbahej mend sa desh e cjep ishin therë gjatë
asaj kohe. Ajo njihet si kulla e Marka Ndreut, të parit të barkut tonë që
njihej ose “Lalaj” ose “të Markandreut”. Ndue Marka Ndreu ishte paraardhësi ynë
i drejtpërdrejtë. Nikoll Ndoj, gjyshi Ndreut, kishte lënë vetëm një djalë,
Markun, edhe ai u nda nga jeta heret, duke lenë pas gruan burrneshë Prenë,
nanën e tij dhe Ndreun, të vetmin mashkull. Kjo ishte arësye e mjaftueshme që
ai të trashëgonte trojet edhe pse mbi bazën e së Drejtës Zakonore ato i takonin
vllaut më të ri. Prena, nana burrneshë që mbahet mend si një grua fisnike me
tipare burri në ato troje, kishte bërë gjithçka që djalin t’a rriste mirë e
kulla të përparonte, edhe pse tre brezni kishin trasheguar vetëm me nga një
djalë. Ndreut si kishte munguar asgjë, prandaj i kishte shpatullat e gjëra,
forcën burrërore dhe faqet e kuqe. Por në radhë të parë e mbi të gjitha, ai
kishte dashuri për njerëzit, ndershmëri e besnikëri të pashoqe, bujari të
pakufishme, gjë që e bënte të dallohej nga të tjerët dukshëm, në punë, shoqëri,
familje e kudo.
Po
pse Lala i Vogël?
Kur
u rrita disi dhe fillova të gjurmoj në lidhjen e breznive e historikun e
familjes, vetiu më lindi edhe kjo pyetje. Nëse ky është Lala i Vogël, kush
ishte Lala i Madh? Mendja ma thoshte se edhe ai duhet të kishte qenë një Ndre,
diku në vargun e breznive, ashtu si e përmenda edhe më lart. Po cili? Sa brezni
larg shkonte? Askush nuk dinte t’i vinte në varg breznitë edhe pse kalohej
përmes numërimit të brezave nëpër shkallët e rreth treqind viteve.
Ky
Ndreu, Lala ose Lala i parë, ishte i pari i barkut tonë, që për shkak të tij
njihemi me emrin Lalaj… Ndreu i parë kishte patur vetëm një djalë e një vajzë.
Kur i kishte kapërcyer të shtatëdhjetat, djalin ia kishin vra, kurse vajza
ishte martue. E ardhmja e asaj dege të fisit Kolaj ishte në zgrip të shuarjes.
E kishin lutë Ndreun, apo Lalën të martohej, por ai nuk pranonte pa ia marrë
gjakun djalit, punë që në atë moshe nuk ishte e mundur t’a kryente vetë. Askush
s’ia merrte përsipër atë detyrë!
Ishte 75 vjeç, kur e bija e martuar e mori gjakun e vllaut të vetëm. Si?

Duke
shfletuar nëpër dokumenta dhe libra, e sidomos nga i ndjeri Qazim Prejsi, kam
mësuar se në Bulqizë janë një degë e fisit Lalaj me prejardhje nga Domgjoni i
Mirditës, të cilët edhe ai i rrjeshton në rreth 10 - 12 brezni. A janë ata degë
e Lalës tonë? Fatkeqësisht ende nuk mund t’a them sepse nuk kam mundur të gjej
të dhëna të drejtpërdrejta prej tyre, veç librit mbi karër grykët e Dibrës së
autorit të sipër cituar. Qoftë edhe mbledhja e gojëdhënave prej pinjollëve
“lalaj” atje, mund të hidhte dritë mbi ekzistencën e kësaj lidhje. Qoftë edhe
kjo pikëpyetje e lindur nisur nga emri i tij, dëshmon vlerat e larta që ka
mbartur Lala i Vogël, apo Ndre Mark Nikolli, si njëri ndër ponjollët e barkut
tonë, fisi Kolaj, në Domgjon të Mirditës.
Lala
i Vogël tashmë nuk jeton më, por kujtimet e tij të mira janë të pafundme e
rrojnë në kujtesën tone krahas pasardhësve të tij të shumtë, pasi aty u ndal
edhe vijimësia e zingjirit të brezave me vetëm nga një hallkë.


