Një gurthemel për kishën, një amanet për brezat – Vushtrria bashkon besimin, historinë dhe kombin
Më 18 gusht 2026 nuk do të vendoset vetëm një gur në themelet e një kishe, por do të përtërihet një amanet besimi, kujtese dhe bashkimi për brezat që vijnë.
“Një popull që nderon besimin, kujtesën dhe rrënjët e veta, e ndërton të ardhmen me dinjitet.”
FTESË E HAPUR KOMBËTARE
Të dashur qytetarë, besimtarë,
bashkatdhetarë dhe miq të vullnetit të mirë,
Këshilli Organizativ ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në një ngjarje
të veçantë fetare, kulturore dhe kombëtare: në ceremoninë solemne të bekimit
të gurthemelit të Kishës së re Katolike Shqiptare në rajonin e Vushtrrisë.
Kisha, Qendra Pastorale dhe
Varrezat do të ndërtohen në tokën e dhuruar nga Musë Musa dhe zonja Pllana,
në shërbim të besimtarëve të rajonit të Vushtrrisë dhe të gjithë atyre që
dëshirojnë t’i rikthehen besimit, kujtesës dhe rrënjëve të të parëve.
DATA, ORA DHE VENDI
???? E martë, 18 gusht 2026
???? Ora 11:00
???? Fshati Zogaj (Zagorë), Komuna e Vushtrrisë
Kjo nuk do të jetë vetëm një
ceremoni fetare. Do të jetë një ditë bashkimi, reflektimi, krenarie, kulture
dhe respekti të ndërsjellë.
PROGRAMI I CEREMONISË
Në program parashihen:
- ceremonia solemne e bekimit të gurthemelit;
- rreth 200 pagëzime;
- paraqitja e kërkesave vullnetare për
ndërrimin e emrave dhe zgjedhjen e emrave shqiptarë, ilirë e arbërorë;
- lutje dhe mesazhe shpirtërore;
- program i pasur kulturor;
- këngë dhe valle kombëtare shqiptare;
- valle dhe veshje tradicionale arbëreshe;
- paraqitje artistike e kulturore;
- takime vëllazërore ndërmjet pjesëmarrësve nga
Kosova, diaspora dhe trojet e tjera shqiptare.
Në këtë ngjarje pritet
pjesëmarrja e rreth 3.000 qytetarëve, besimtarëve dhe mysafirëve nga
vende të ndryshme të botës.
PJESËMARRJE E VEÇANTË KOMBËTARE DHE SHPIRTËRORE
Këtë ceremonial do ta nderojë me
pjesëmarrjen e tij edhe Loris Kastrioti, pasardhës i familjes së Gjergj
Kastriotit–Skënderbeut, së bashku me përfaqësues të komunitetit arbëresh të
Italisë.
Arbëreshët, për më shumë se pesë
shekuj, ruajtën me përkushtim gjuhën, traditat, kulturën, nderin dhe
identitetin shqiptar. Prania e tyre në Vushtrri do të dëshmojë se rrënjët
shqiptare nuk i thau as koha, as largësia dhe as stuhitë e historisë.
Pjesë e këtij ceremoniali do të
jenë edhe Motrat e Nënë Terezës, me veshjet e tyre të njohura të bardha
me shirita të kaltër, duke sjellë frymën e dashurisë, përkushtimit, mëshirës
dhe shërbimit ndaj njeriut.
Në këtë ditë do të marrin pjesë
gjithashtu shumë personalitete të njohura kombëtare, përfaqësues të
jetës fetare, kulturore, shoqërore, intelektuale dhe publike.
Kjo ngjarje do të bashkojë tri
trashëgimi të mëdha shqiptare:
- Gjergj Kastriotin–Skënderbeun, si simbol të qëndresës, lirisë dhe
bashkimit kombëtar;
- arbëreshët e Italisë, si rojtarë të palëkundur të gjuhës,
kulturës dhe identitetit shqiptar;
- Shën Nënë Terezën, si simbol botëror të besimit, dashurisë dhe
humanizmit.
NJË THIRRJE PËR BASHKIM DHE RESPEKT
Respekti për një kishë nuk e
dobëson një xhami, sikurse respekti për një xhami nuk e dobëson një kishë.
Toleranca ndërfetare, liria e ndërgjegjes dhe respekti i ndërsjellë e bëjnë
Kosovën më të fortë, më demokratike dhe më evropiane.
Prandaj, u bëjmë thirrje të
gjithë qytetarëve:
Ejani me familjet tuaja, me
miqtë, me besimin dhe krenarinë tuaj!
Le ta shndërrojmë 18 gushtin
2026 në një ditë të paharrueshme besimi, kulture, humanizmi dhe bashkimi
shqiptar.
Ejani ta nderojmë së bashku këtë
ngjarje!
Ejani t’i japim jetë një vatre të re shpirtërore!
Ejani të ndërtojmë ura dashurie, mirëkuptimi dhe vëllazërie!
KONTAKTI DHE INFORMACIONET
???? E-mail: musemusa07@gmail.com
???? Telefon: +383 44 830 941
???? WhatsApp/Viber: +383 44 830 941
Mirë se vini të gjithë!
Këshilli Organizativ
Për media dhe publikim:
Asllan Dibrani (Luani)






