Mejdi Asllani: Dëshmorët e Gallapit
14.10.2010, 09:57 PM (GMT+1)
Mejdi Asllani (Plaku)
DËSHMORËT E GALLAPIT
Vajza e vogël i thërret t’ëmës
Shiko qiellin moj lum nëna
Hije t’bardha mbi këto thepe
Janë dragoj a Shqipe mali?
Ç’po ia shtojn shkëlqimin qiellit.
Nënës Shqipe ju dridh buza
Pak nga dhëmbja, pak nga gëzimi.
Si i shef moj bijë këta vëllëzër?
Nuk janë plluma as shqipe t’malit
Janë dëshmorët e idealit
Ai në mes është Isë Kastrati
Në krah të djathtë Spend Canoli
Krahu tjetër, Afrim Vitia
Bashk me ta edhe Sokoli.
Sefedini e Naseri
Dorë për dore flutron anash
Plot gëzim e plot hare.
Ata të parët e skuqën tokën
Për t’jetu të lirë m’këtë Dhe
Të Tjera
Në Fokus








