Luan Çipi: Im nip, në pjanofortë
12.05.2010, 08:07 PM (GMT+1)
IM NIP, NË PJANOFORTË
Nga Luan Çipi
Unë, gjyshi, kam luajtur në mandolinë,
Ani, im bir, kitarës i bie fort,
Po, brezat shpejt ikin, të tjerë vijnë
Niku, im nip, mëson në pjanofort.
Tastierën përkëdhel, në moshën e artë
Gishtat, veshi dhe shija formohet
Vitet shpejt ikin, një tjetër Mozart
Atje larg, në USA, po lind e formohet.
Të Tjera
Në Fokus








