Jusuf Zenunaj: Ta lusim Zotin shqip
08.10.2012, 06:44 PM (GMT+1)
TA LUSIM ZOTIN SHQIP
(Me rastin e vënies së gurthemelit të xhamisë në Prishtinë )
U ndërtua katedralja
le të ndërtohet edhe xhamia-
edhe mbas Vaso Pashës
tri fe shqiptaria.
Pas hynnit heshtak
Të shtetit Kosovar,
Në RTK filloi bsmilahu
S’mora vesh asnjë fjalë..
Në djep mësova shqipen,
tash jam në moshë të shkuar,
në xhami për t’ shkuar
u dashkam arabisht për t’mësuar ?!
Kuranin n’ shqip kemi
Pse themi Bismilah,
ta lusim Zotin shqip
mos t’themi Allah ….
Jusuf Zenunaj, 7 tetor 2012
Të Tjera
Në Fokus










