Jusuf Zenunaj: Populli do pranverë
24.01.2011, 08:20 PM (GMT+1)
POPULLI DO PRANVERË
Gjaku për karrigë pse derdhet sot,
nënat e motrat pse të derdhin lot ?
Pse të ofshan plaku e të qajë fëmija,
Për qejf të dikujt vendin mbuloi zija ?!
Heshtur kanë zogjët edhe pse s’ ka borë,
dhimbja ka pushtuar çamëri e Kosovë.
Pikëllimi mbërriu kudo në Mërgatë
dita e sotme për ne u bë natë.
Gjaku në Tiranë na zyri frymën,
populli do pranverën,
S ‘ ka nevojë për dimer.
Jusuf Zenunaj , 23 janar 2011
Të Tjera
Në Fokus








