Jusuf Zenunaj: N'krye të Arbërisë

29.03.2013, 06:55 PM (GMT+1)

N' KRYE TË ARBËRISË

 

Pesë  shekuj  me radhë

Me  shpatë e hangjarë,

Erdhên  vezirë,

sulltanë e pashallarë.

 

Vite pas vitesh

djemtë  nizam na i merrnin,

me vashat  ma të bukura

përtrinin haremin

 

Poqen e dogjen

tonin atdhe

Gjergjin   për vete

shpallën  Skënderbe.

 

Trimin e priste toka

e thêrriste deti-

nuk e mashtruan

gradat e mbretit..

 

Si shqiponjë malesh

kundër osmanlis

një çerk shekulli,

në krye të Arbërisë....

 

Jusuf Zenunaj, 27 mars 2013