Izri Rexha: Në Austri ndalohet mbajtja e shamisë në shkollat publike për vajzat nën 14 vjeç
NË AUSTRI NDALOHET NGA VITI SHKOLLORË 2026/27 MBAJTJA E SHAMISË NË SHKOLLAT PUBLIKE PËR VAJZAT NËN MOSHËN KATRËMBËDHJETË VJEÇ (§43a SchuUG)

Në
Austri është miratuar Ligji për ndalimin e Shamisë të traditës islame në
Shkolla Publike i cili është dashur të hyjë në fuqi që nga 20 shtatori të vitit
2025. Për shkak se ky ligj ka hyrë në fuqi disa ditë pasi ka filluar Viti
Shkollorë 2025/26 nuk ka gjet zbatim vitin shkollorë që kaloi. Por në këtë Vit
Shkollorë 2026/27 do të merren masa adekuate që të zbatohet në përpikëri. Sipas
një drejtori të Shkollës së Mesme të Ulët i cili në një mbledhje të arsimtarëve
deklaroi se "Nxënëset që janë nën moshën 14 vjeçe dhe vijnë me shami në
shkollë që në ditën e parë të shkollës t'i jepet me shkrim njoftimi për
ndalesën e mbajtjes së shamisë dhe të njoftohen prindërit duke e nënshkruar
këtë njoftim. Në ditën e dytë të shkollës edhe një herë do të tërhiqet vërejtja
dhe do të iu kërkohet nxënësve nënshkrimi i dokumentit zyrtarë. Kurse në ditën
e tretë do të njoftohet Drejtoria e Arsimit për nxënësen dhe ata do të dërgojnë
një dënim në shumë 200 €. Kurse nëse edhe në ditën e katërtë nxënësja do të vij
me shami në kokë do të pason dënimi më i lartë, në vlerë 800- 1000€.
Rregullorja
synon të promovojë barazinë gjinore dhe të formojë dukshmërinë dhe lirinë e
vajzave në shkollë. Kështu shkruan në informacion nga Ministria e Arsimit të
Austrisë: " Ndalesa e shamisë shërben si mbrojtje e fëmijës dhe duhet të pengon,
që fëmija të shohë botën nga aspekti religjioz. Në pikën kryesore të kontekstit
shkollorë qëndron vullneti dhe pjekuria kognitive e fëmijës. Ligjii e detyron
edukatorin e fëmijës, gjegjësisht prindin që të kujdeset që vajza e tij ti
përmbahet rregullores ligjore". Ka ndodhur shpesh që në shkollat e
Austrisë ti dhurohen shamia nxënësve të klasës së parë e deri në të nëntën nga
mësuesit e fesë islame apo hoxhallarët në xhamia të Austrisë , duke i lavdëruar
ato se ashtu duken myslimane të vërteta dhe më vonë edhe nëse kanë dashur ti
heqin ato për shkak të shprehisë së mbajtjes dhe kulturës nuk kanë mundur. Disa
nga ato vajza më vonë kanë kundërshtuar këto gjeste të dhurimit të shamive nga
hoxhallarët në xhamia apo dhe nga mësuesit e fesë islame. Ky gjest nga
austriakët është parë si indoktrinim i fëmijës dhe për këtë arsye janë marrë
masa që vetëm kur fëmija të mbush moshën katërmbëdhjetë vjeç të vendos vetë
lidhur me mbajtjen e këtij tradicioni islamik që nuk është edhe tradicional
shqiptar.
Në
njoftimin e Ministrisë së Arsimit të Austisë shkruan gjithashtu që shkolla
duhet të jetë një vend i sigurte dhe aty në gjithë hapsirën shkollore kjo
traditë e mbajtjes së shamisë është e ndaluar për vajzat nën moshën 14 vjeçe.
Gjithashtu shkolla është e detyruar që Ligjin ta zbaton. Ajo nuk guxon të
diskuton sipas mendimeve personale të ndonjë personi, por duhet të bazohet në
ligjin në fjalë. Njoftimet lidhur me ligjin iu jepen prindërve në shkolla si
dhe në Faqen Zyrtare të Ministrisë së Arsimit të Austrisë në gjuhën gjermane,
arabishte, boshnjake, darishte, anglishte, perishte, pashtishte, rusishte,
somalishte, turqishte, urdishte. Mjerisht nuk ka informacion të njoftimit në
gjuhën shqipe.
Kjo
rregullore është miratuar me shumicën e votave në parlamentin e Austrisë të
partive politike duke përfshirë ÖVP, SPÖ, NEOS dhe FPÖ.
Do
të ishte mirë që prindërit shqiptarë nëse vajzat e tyre kanë mbajtur shami në
shkollë dhe janë nën moshën 14 vjeçe, para se të fillon shkolla të përgatitin
fëmijën që të shkon në shkollë pa shami, për ndryshe do të konfrontohen me
Ligjin e Austrisë §43 a SchUG.


