Gani Qarri: Joseph DioGuardi President i Kosovës
Joseph DioGuardi President i Kosovës
Edhe
njëherë për z. Josepch DioGuardi-President!

Lajmi
i mirëpritur se ish-kongresisti i mirënjohur dhe kryetari shumëvjeçar i Lidhjes
Shqiptaro-Amerikane, z. Josepch DioGuardi bashkë me zonjën e tij Cloyes
DioGuardi do të vizitojnë vendin tonë me ç`rast nga kryeministri Kurti ata do
të marrin edhe pasaportën e Republikës së Kosovës, pas shkrimit të publikuar më
11 dhe 22 prill të këtij viti, më frymëzoi edhe më tepër, të përsërisë dhe
njëherë publikisht kërkesën time të sinqertë që ky atdhetar i madh dhe kontributdhënës
i jashtëzakonshëm i çështjes kombëtare shqiptare, në shenj nderimi ndaj gjithë
veprimtarisë së tij shumëvjeçare dhe nevojës imediate që ka aktualisht vendi
ynë i brishtë, për emërimin e një personaliteti konsensual për të parin e
shtetit, sapo ta marr në dorë pasaportën e Dardanisë, pa humbur asnjë minutë
kohë më shumë, veterani i devotshëm i çështjes kombëtare shqiptare z.Josepch
DioGuardi të zgjidhet me aklamacion në Kuvend dhe të dekorohet me ceremoni
zyrtare në postin e merituar të presidentit të Republikës së Kosovës!
Shqiptaro
arbëreshi i shquar Josepch DioGuardi u lind më 20 shtator të vitit 1940 në
Bronks të Nju Jorkut dhe erdhi në jetë si fëmijë i një babai shqiptar, familja
e të cilit kishte emigruar herët nga Shqipëria në fshatin Greçi afër Napolit që
njihet si fshati më i vjetër shqipfolës në Itali, prej nga i ati Joni në vitin
1929 u vendos në Amerikë ku u lind, shkollua dhe më 1962 edhe diplomoi me
rezultate të shkëlqyera z.Josepch DioGuardi.
Josepch
DioGuardi ishte anëtari i parë shqiptaro-amerikan me të drejtë vote në
Kongresin e SHBA-ve, i cili në vitin 1989 themeloi edhe Lidhjen Qytetare
Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civil League), organizatën e parë të
këtij lloji në SHBA dhe pa asnjë dyshim, ai vijon të mbetet edhe aktualisht
avokati më i mirë i popullit shqiptare të Kosovës në SHBA,
Ndërsa
Shirley Cloyes DioGuardi, bashkëshortja e Joseph DioGuardi-t, përveçse dallohet
si "Këshilltare për Çështjet e Ballkanit", ajo e ka ndihmuar dhe
vijon ta ndihmojë z.DioGuardi edhe në udhëheqjen e suksesshme të kësaj
organizate famëmadhe shqiptare.
Z.
DioGuardi me punë të palodhur e angazhim të pareshtur, mbledhjen e vazhdueshme
të dëshmive autentike mbi represionin kriminal serb, që asokohe kishte arritur
përmasa të tmerrshme dhe ushtrohej në përditshmëri ndaj shqiptarëve të
pambrojtur, si dhe organizimin e seancave të veçanta dëgjimore në Kongresin
amerikan, arriti përfundimisht ta shfaqte me sukses, të vërtetën reale dhe të
krijonte perceptimin e qartë politik, shoqëror e mediatik te opinioni i gjerë
amerikan mbi padrejtësitë që kryheshin sistematikisht ndaj shqiptarëve të
pambrojtur në Kosovë, FYROM, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore.
DioGuardi,që
atëherë me shumë punë e përkushtim arriti ta bënte me sukses edhe
sensibilizimin e institucioneve më të larta shtetërore amerikane mbi shkeljet
drastike të të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve kudo në Ballkan.
Ishte
viti 1987 kur Josepch DioGuardi si i pari shqiptaro-amerikan i zgjedhur në
Kongresin Amerikan, përmes një Rezolute të sponsorizuar prej tij personalisht
në Kongres, arriti të fuste në rendin e ditës, dhe ndikonte në organizimin e
seancës së parë të Kongresit të SHBA-ve për Kosovën, ku po ashtu, për herë të
parë, u shpalosën edhe në Kongresin amerikan, të gjitha barbaritë serbe të
kasapit Millosheviq, që ushtroheshin dhe kryheshin sistematikisht kundër
shqiptarëve të pambrojtur, në Kosovën e okupuar prej Serbisë fashiste.
Siç
dihet edhe nga historia jonë e afërt,në fundin e shekullit XX e veçanërisht në
vitet 1987-1998-1989, çështja shqiptare në Ballkan u përball me sfidat më të
mëdha politike, që kishte njohur vendi asokohe, duke quar Kosovën dhe popullin
e saj deri buzë greminës ekzistenciale, vënë në pikëpyetje mbijetesën kombëtare
dhe rrezikuar humbjen e territoreve edhe të pothuajse gjysmës tjetër të
popullit shqiptar, që mbahej ende me forcë nën thundrën e egër të pushtimit
serbosllav.
Andaj
veçanërisht në ato momente të rënda që kalonte Kosova, ishte fat i madh për
shqiptarët, që kishin zërin e tyre në Kongres, një zë i fort dhe kumbues e
thellësisht autokton, i burrit më besnik arbëresh që në momentet më të vështira
do ti vinte në ndihmë pa kursim Dardanisë së shumëvuajtur për çlirimin,
pavarësinë, krijimin e shtetit të lirë të Kosovës, si dhe garantimin e fatit të
kombit shqiptar-në shekullin e ri, siç do shprehej edhe vet z. DioGuardi!
Në
kohën kur Joseph DioGuardi filloi aktivitetin e tij politik, nga 435 anëtarët e
Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, siç dëshmonte ai vet, vetëm 12 përfaqësues
dinin fare pak për gjendjen e rëndë që asokohe mbretëronte në Kosovën e
pushtuar nga Serbia fashiste.

Madje
as ata 12-të dhe asnjë nga kongresistët tjerë amerikan, ato vite të vështira që
kalonin shqiptarët nën okupimin serb, nuk ishin të informuar në detaje për
keqtrajtimin e rëndë dhe shtypjen e pashembullt, që ndaj shqiptarëve autokton
të Kosovës, ushtroheshin çdo ditë nga Serbia okupatore.
Ishte
z.Joespch DioGuardi, ai i cili pikërisht në gjendjen më të trishtueshme të
okupimit klasik nëpër të cilën po kalonte Kosova nën robërinë e Serbisë
fashiste, i vuri në dijeni Kongresin dhe institucionet tjera shtetërore të
SHBA-ve mbi të gjitha sa ndodhnin mbi kurrizin e shqiptarëve të pambrojtur në
Kosovën e pushtuar.
Kështu
që lajmi në kohët më të vështira të okupimit klasik nga Serbia fashiste, se
shqiptarët kishin zërin e tyre autokton në Kongresin amerikan, ishte një
rilindje e dytë, veçanërisht për shqiptarët e shumëvuajtur të Kosovës.
Aktiviteti
dhe kontributi i pareshtur, i z. DioGuardi, bëri bujë të madhe atëherë e
vazhdon të jehojë edhe sot me shumë përkushtim e dinjitet të lart, ndaj të
vetmin opsion të padiskutueshëm për tejkalimin e problemit aktual të
presidentit në vendin tonë, unë përsëri e shoh zgjedhjen e z.Josepch DioGuardit
si personalitetin më të merituar për të parin e shtetit të Kosovës.
DioGuardi
është njëri prej politikbërësve më aktiv mbarëshqiptar, që në vazhdimësi ka
bërë shumë për çështjen kombëtare, dhe ai edhe sot vijon të mbetet avokati më i
mirë i popullit shqiptare të Kosovës në SHBA.
J.
Dioguardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi mbeten liderët më të
fuqishëm dhe udhëheqësit e lobit më të suksesshëm shqiptar në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, mbrojtës të flaktë dhe zëdhënës fascinues e të paepur të
të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, FYROM,
Mal të Zi dhe Çamëri.
Josepch
dhe Shirley Cloyes DioGuardi kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe për
realizimin e pavarësisë së Kosovës të ardhmen e sigurt të shtetit të lirë-
Dardan, si dhe garantimin e fatit të mbarë kombit shqiptar-në shekullin e ri,
siç do shprehej edhe vet z. DioGuardi!
Ai
duke shërbyer në institucionet politike dhe shtetërore amerikane ka kontribuuar
aq shumë për çështjen shqiptare dhe jetësimin e pavarësisë së Kosovës, sa nuk
ka edhe një shembull tjetër as të përafërt, në trojet shqiptare dhe jashtë
tyre, kudo në botë.
Një
personalitet i shquar e me përvojë të bujshme politike dhe një biografi të
pastër kombëtare që ishte edhe senator i shtetit të Nju Jorkut, i cili falë
mbështetjes së Presidentëve Ronald Reagan, Gerald Ford, Gjorgj Bushit të vjetër
etj, arriti të zhvillonte një karrierë të shquar diplomatiko-politike, të cilën
e shfrytëzoi me mjeshtri të pashembullt për ti dal zot, në ditët më të
vështira, popullit shqiptar dhe çështjes kombëtare.
DioGuardi
kontaktoi presidentët amerikanë, sekretarët e tyre të shtetit, anëtarët
kryesorë të Kongresit të SHBA-ve, republikanë e demokratë, dhe përfaqësues e
udhëheqës të lartë ndërkombëtar kudo në botë, për të mbështetur sa më gjithanshëm shqiptarët nën okupimin
serbosllav dhe avancuar fuqimisht çështjen e Kosovës dhe pavarësisë së saj.
Në
bashkëpunim të ngushtë me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të
SHBA-së, Josepch DioGuardi paraqiti dhjetëra rezoluta mbi çështjen kombëtare
shqiptare.
Kurse
në maj të vitit 1990 bashkë me Tom Lantos-in vizitoi edhe Kosovën duke u bërë
dy zyrtarët e parë të lartë amerikanë që në vendin e ngjarjes mësuan situatën
tmerruese politike, duke e parë me sytë e vet, nga afër.
Në
gusht të vitit 1990, z.DioGuardi ishte bashkë me z. Bob Doll në Kosovë, ndërsa
më 1998 bashkë me DANA ROCHBACHER vizituan Kosovën për tu informuar nga dora e
parë, mbi krizën e trishtueshme humanitare të shkaktuar nga Serbia në Kosovë,
etj,.
Josepch
DioGuardi u bë njëri ndër zërat më të fuqishëm pro-shqiptar në Kongresin
Amerikan dhe ngriti nivelin e informimit deri në ato përmasa, sa që arriti të
garantojë mbështetje gjithnjë e më të madhe edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe
Senatin e SHBA-ve, të cilët u ngritën në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve
dhe mbështetjen me fakte të pavarësisë së Kosovës.
Me
prezantimin permanent të rezolutave për Kosovën në Departamentin e Shtetit të
SHBA-ve dhe Kongresin Amerikan, Joseph DioGuardi hapi një etapë të re, të
panjohur deri atëherë në historinë e shqiptarëve, për avancimin e çështjes
kombëtare dhe çlirimin e Kosovës nga okupimi serb, akte të cilat e bëjnë z.
DioGuardi avokatin më të suksesshëm në mbrojtjen publike të çështjes
mbarëkombëtare të shqiptarëve dhe shembullin më madhështor pozitiv i cili do të
mbahet mend nga historia jonë kombëtare në të gjitha trojeve tona etnike, për
të arriturat e shqiptarëve në dy shekujt e fundit.
Kontributi
i tij i vazhdueshëm për mese 4 dekada në politikën e SHBA-ve dhe angazhimet e
pareshtura në arenën ndërkombëtare, e bëjnë z. DioGuardi personalitet të
veçantë dhe kandidat të pakonkurencë për president të Kosovës.
Ai
përveç kontributit të jashtëzakonshëm në të gjitha kohët për Kosovën dhe
shqiptarët edhe pas emërimit të tij për president të vendit tonë dhe
përfaqësimit zyrtar të Republikës së Kosovës, në diplomacinë ndërkombëtare,
Josepch DioGuardi do ta gëzojë edhe mbështetjen e plotë amerikane dhe
përkrahjen e pakursyer të miqve të shumtë e më të fuqishëm ndërkombëtar të
SHBA-ve dhe shteteve më të mëdha të demokracisë botërore.
Kështu
që Qeveria dhe institucionet tona shtetërore, në shenj nderimi e respekti dhe
meritave të pakontestueshme që ky burrë ka për kontributin madhor të dhënë ndër dekada për Kosovën, përveç
pajisjes së z. DioGuardi me pasaportë e të gjitha dokumentet e nevojshme
personale duhet ta shpallin zyrtarisht shtetas rezident dhe President të
Republikës së Kosovës.
Dhe
deputetët e të gjitha partive shqiptare pa dallim, që në seancën e parë
konstituive të Kuvendit menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit e
zëvendëskryetarëve të Kuvendit, para se të votohet Qeveria, ta votojnë me
aklamacion z. Josepch DioGuardi për president të Kosovës, si njeriun më
meritor, në mënyrë që nga aktiviteti i tij, shumëvjeçar patriotik, tani ta
dëshmojë veten edhe në aktivitet të suksesshëm politik e diplomatik për
shqiptarët dhe Kosovën, në SHBA, Evropë e më gjerë, pa kontributin e të cilit,
Kosova, me siguri nuk do të ishte kjo që është sot, e ndoshta as vend i lirë
dhe shtet i pavarur.
Derisa
jemi dëshmitar që zgjedhja e presidentit nga kasta aktuale politike në Kosovë,
është kthyer në luftë të hapur ndërpartiake dhe garë intrigash e prapaskenash
më obstruktive për futjen e përçarjeve ndërmjet shqiptarëve dhe rrezikimin
ekzistencial të shtetit të krijuar me aq shumë gjak e mund, votimi i
z.DioGuardi për president, do të rivendoste edhe qëndrueshmërinë e munguar
politike, shuan potencialet për destabilizim të vendit dhe shkaktimin e kaosit
e përtëritjen e konflikteve të brendshme, si dhe menjanon rikthimin e ndikimit
të Serbisë në vendin tonë.
Ndryshe
në Kosovë nuk mund të krijohet unitet as të ecet përpara me ata që për më tepër
se një vit, luajtën me shtetin, krijuan ngërçe të pareshtura politike dhe
shkaktuan bllokada të vazhdueshme institucionale.
Prandaj,
u bëj thirrje publike edhe njëherë të gjitha partive shqiptare që ti lënë anash
mërit e zënkat politike dhe të mos humbin më shumë kohë me njerëz të konsumuar
partiak, të cilët nuk i njeh askush jashtë vendit, kur dihet mirëfilli se
shtetit tonë të vogël, e të pa pranuar nga të gjitha vendet e BE-së si shtet i
pavarur dhe ende të pa anëtarësuar në OKB e shumë organizata tjera të
rëndësishme ndërkombëtare, me mungesë të theksuar të miqve të sinqertë në
politikën e jashtme, u duhet një figurë e shquar dhe me përvojë të gjatë e
mbështetje të fuqishme të SHBA-ve, si z, DioGuardi, i cili, aktualisht është i
pazëvendësueshëm dhe zgjidhja më e mirë për përfaqësimin e shtetit të Kosovës,
që do të pranohej brenda e jashtë vendit, ka në krah edhe mbështetjen e SHBA-ve
dhe mirëpritet me respekt të madh veçanërisht në arenën ndërkombëtare!
Kështu
që zgjedhja e një personaliteti prestigjioz si z.Joseph DioGuardi për president
të Kosovës, është pothuajse e domosdoshme, është nevojë e kohës dhe zgjidhja më
e mirë e mundshme për vendin tonë të vogël, të cilin besoj se do ta votonin të
gjitha partitë politike shqiptare pa përjashtim, përveç dorës së zgjatur të
Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturës "listë serbe" dhe surrogateve të
saj, që mjerisht përveçse shfrytëzojnë mospajtimet e partive shqiptare,
defilojnë lirshëm dhe manovrojnë me mjeshtri perfide e madje edhe ndikojnë në
vendimmarrjet politike të vendit tonë të brishtë.
Vetëm
zgjedhja e z. Josepch DioGuardi për president të Kosovës, përfundimisht do ta
mënjanonte përsëritjen e ngërçeve të mëtejme politike dhe shkuarjen e serishme
në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat u pa për të satën herë, se nuk sjellin
zgjidhje , emërim që do ta zgjidhte edhe problemin aktual, do ti shuante tensionet e brendshme politike dhe zbuste
insinuatat e stërzgjatura ndërpartiake, pasi që tanimë dihet publikisht se
zgjedhjet e reja, mund të prodhojnë rezultat të ngjashëm apo të përafërt të
votimeve me ato paraprake dhe vetëm sa do të vijonte riciklimi i krizave, edhe
pas përfundimit të cirkut të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.


