Basri Beka: “Plani ‘Top Sekret’ i Beogradit: - Islamizimi i Kosovës për ta kthyer në Kandahar dhe nën Serbinë!”
“Plani ‘Top Sekret’ i Beogradit: Islamizimi i Kosovës për ta kthyer në Kandahar dhe nën Serbinë!”

Tashmë
nuk ka më vend për dyshime. Dokumenti “Top Sekret” i gjetur në telefonin e
Fatmir Shehollt, i cili është pjesë e aktakuzës së Prokurorisë Speciale, hedh
dritë mbi atë që shumë prej nesh e kemi thënë prej vitesh: pas projektit të
islamizimit të Kosovës qëndron Serbia.
Sipas
aktakuzës, plani është i qartë dhe i ftohtë: fondet e ambasadave islamike në
Beograd të përdoren për ndërtimin masiv të xhamive në vende strategjike (pranë
autostradave, shkollave, qendrave tregtare), dyfishimi dhe trefishimi i tyre në
fshatra, zgjerimi i medreseve, transferimi i fëmijëve dhe të rriturve nga zonat
ku feja është më e fortë se kombi, kontrolli mbi udhëheqësit e bashkësive
islame në Kosovë, Maqedoni, Bosnje e Sanxhak, infiltrimi në sport, media,
muzikë dhe parti politike, ndarja e shqiptarëve të diasporës dhe, në fund,
krijimi i një atmosfere që e kthen Kosovën në “Kandahar” pas 20 vjetësh.
Qëllimi final, sipas pretendimeve të Prokurorisë: ndryshimi i perceptimit
ndërkombëtar dhe kthimi i Kosovës nën juridiksionin serb, pastaj “përndjekja e
butë” e shqiptarëve drejt Turqisë përmes udhëheqësve fetarë.
Kjo
nuk është teori. Kjo është ajo që Prokuroria Speciale e ka vënë në aktakuzë.
Dhe ne kemi detyrim ta marrim seriozisht.
Prandaj
bëj thirrje të menjëhershme dhe të qartë:
• Të ndalohen menjëherë të gjitha lejet e reja
për ndërtimin e xhamive dhe qendrave islame derisa të hetohen plotësisht
burimet e financimit.
• Të hetohet çdo donator, çdo organizatë dhe
çdo “qendër islame” për prejardhjen e parave, lidhjet me Beogradin, me
ambasadat islamike në Serbi dhe me rrjete të dyshimta.
• Të hetohen kryetarët e komunave dhe zyrtarët
që kanë ndryshuar plane urbane, kanë dhënë toka publike apo kanë lejuar
ndërtime pa respektuar ligjin dhe kushtetutën laike.
• Të hetohen vizitat jashtë vendit të personave
të lidhur me këto struktura dhe çdo shkelje e ligjit.
• Të ndërpriten menjëherë organizimet fetare me
fëmijë që shkelin frymën laike të shtetit dhe që synojnë indoktrinimin e të
miturve.
• Të pastrohen institucionet nga çdo person që
punon për këtë agjendë, pavarësisht se në cilën parti apo institucion fshihet.
Kosova
është shtet laike. Kushtetuta e saj nuk lejon që feja të përdoret si armë për
destabilizim dhe për t’i shërbyer interesave të Beogradit. Radikalizimi i
rinisë, ndërtimi i pakontrolluar i objekteve fetare dhe infiltrimi në çdo sferë
të jetës publike nuk janë “liri fetare”. Janë projekt politik me synim të
qartë: të na bëjnë të huaj në vendin tonë dhe të hapin rrugën për kthimin e
influencës serbe.
Koha
e heshtjes dhe e “tolerancës” së rreme ka mbaruar. Ose zgjohemi tani dhe
mbrojmë karakterin laike, shqiptar dhe demokratik të Kosovës, ose pas dy
dekadash do të zgjohemi në një realitet që e kemi lejuar vetë.
Hetohet
çdo gjë. Ndalohet çdo shkelje. Mbrohet shteti.
https://www.facebook.com/basri.beka.9


