Belisar Jezerci: Shqiptarët nuk e durojnë më nënçmimin 523-vjeçar nga Perandoria barbare otomane!
Shqiptarët nuk e durojnë më nënçmimin 523-vjeçar nga Perandoria barbare otomane!

Atë
që kemi denoncuar prej vitesh po konfirmohet dita-ditës.
Një
katund që shihet, kallauz nuk do: Serbia, në bashkëpunim me Turqinë, gjithmonë
i ka përdorur imamët shqipfolës renegatë për t'i realizuar qëllimet e saj të
errëta antishqiptare!
Në
kohën kur shqiptarët as të drejtën më elementare për të përdorur gjuhën shqipe
në komunikimin publik nuk e kishin, e mos të flasim për shkolla laike, Serbia
hapte medresenë e madhe në Shkup dhe, më vonë, edhe atë në Prishtinë.
Roli
i hoxhallarëve kolaboracionistë ka qenë po ashtu përcaktues për spastrimin
etnik të trevave shqiptare (për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe gjithë
ish-Jugosllavia, por edhe nga Çamëria, për në Anadoll).
Mjerisht,
të gjitha qeveritë e Kosovës së pasluftës kanë përkrahur qëllimin antikombëtar
të Bashkësisë Islame të Kosovës, e sidomos qeveria e sotme, në krye me Albin
Kurtin, i cili, paturpësisht, për interesa personale, deklaronte se do ta
luftonte islamofobinë në Kosovë, ndërkohë që ky fenomen, kurrë nuk ka ekzistuar
te shqiptarët. Përkundrazi, gjithmonë ka ekzistuar dhe ekziston një
shqiptarofobi ekstreme.
Është
momenti vendimtar që Albin Kurti të reflektojë, t'i thërrasë mendjes dhe të
distancohet publikisht nga BIK-u. Hapi i parë duhet të jetë ndalimi urgjent i
ndërtimit të xhamisë së Erdoganit në qendër të Prishtinës.
Nëse
nuk ndalohet ky projekt antishqiptar, do të jemi dëshmitarë që kjo xhami do të
shërbejë si casus belli për një konflikt me përmasa jo vetëm ballkanike, por
edhe evropiane, sepse shqiptarët nuk e durojnë më nënçmimin 523-vjeçar nga
Perandoria barbare otomane!


