Hekuran Halili: Shtëpia e Vjeshtës

24.09.2010, 07:29 PM (GMT+1)

Hekuran Halili

 

Shtëpia e Vjeshtës

 

U nisa të gjej shtëpinë e vjeshtës

I rashë pas erës së saj të ngrohtë

Në një gjoks vajzëror u poqa

Për pak u dogja...

 

U rashë pas gjetheve të rëna

Mije

ra fjalë dashurish lexova

Të pathënat shtova...

 

Në pëllëmbë e mbajta shiun një ditë

Shtëpinë e vjeshtës s,ma tregoi

Por më tha si lindin e vdesin dashuritë

Syrin ma lotoi...

 

...Atëherë

Me gjoksin vajzëror

Me copra gjethesh

Me pika shiu e loti

Shtëpinë ja ngrita në shpirtin tim

 

... Tani ,unë e vjeshta banojmë në një shtëpi.