Hekuran Halili: Shiu i vjeshtës
27.09.2010, 07:42 PM (GMT+1)
Hekuran Halili
SHIU I VJESHTËS
Shiu i vjeshtës
Gatuar...
Me ngrohtësinë e tokës.
Me ngrohtësinë e zemrës.
Me psherëtima njerzish...
Kur bie, më ngjan...
Si lot nënash.
Si mërmërimë dëshirash.
Si dashuri motrash.
Më ngjan...
Si fjalë e pathënë
Si bukë e pa ngrënë
Si shpresë që ushqen
Gjithë dashuritë e botës...
...Ah ky shiu i vjeshtës
Ky shiu i vjeshtës...
.. Mesazh dashurie
Mes qiellit e tokës...
Të Tjera
Në Fokus








