Halit Bogaj: Shqipëri

01.12.2010, 10:46 PM (GMT+1)

Halit Bogaj

 

SHQIPËRI

 

Me rastin e 28 nëntorit

 

Kah po shkon

Shqipëri

Me Flamurin

Kuq e zi

2

Me Flamurin

E Skenderit

Faqebardhë

Në Log të nderit

3

Ti na bën

Fort krenarë

Në çdo vend

Ku ka shqiptarë

4

Ti na mbanë

Të bashkuar

Që nga koha

E kaluar

5

Kemi pasur

Shumë dëshirë

Që të shohim

Sa më mirë

6

Kurse sot

Ke arritur

Atë vullnet

Që kemi pritur

7

Me çdo rrugë

Që e kalon

Zemrën tonë

E forcon

8

Ndaj të kemi

Shqipëri

Ty atdhe

Në përgjithësi