Halit Bogaj: Faleminderit, Sarkozi

05.08.2009, 06:02 PM (GMT+1)
Halit Bogaj

FALEMINDERIT,

Sarkozi

 

Kjo Serbia mbushur tmerr

Lajm të zi nga Franca merr

Se Kosovën Pavarësi

E pranoi dhe Sarkozi

2

E pranoi shtetin e ri

Në këtë vend në Dardani

Një inat Serbinë e mori

Shumë çetnikë në rrugë i nxori

3

U treguan prapë barbarë

Duke ndezur duke sharë

Donin botën ta frikësonin

Pavarësinë që ta ndalonin

4

Shpresa mbanin te Puntini

U mashtruan nga Kremlini

Është Kosova republikë

I ka rrënjët n’ Amerikë

5

Prandaj kishim ne besim

Kokën kthyer në Perëndim

Dhe çdo vit në çdo qershor

E kujtojmë Lirinë-kurorë