Halil Haxhosaj: Milianov Kallupit
13.08.2013, 07:40 PM (GMT+1)
Halil
Haxhosaj
VAJI I
HAIKUT
(Milianov
Kallupit)
Në mes të
vapës e të rrezeve
Një rreze
zbriti nga rrokja e tretë
U fut në
zemrën e tokës metaforë
Elbasani
dënesat i shtriu mbi ofshe
Mbi
figura e shkronja të arta
Njëra nga
to u ngrit në qiell
U
përjetësua me tjetër frymëmarrje
Në sytë e
vet lotët i fshin haiku
Shqip
duke dënesur e vajtuar
Milianovin
e përqafoi përjetësia
Në Arbëri
mbeti zë e frymë e tij
Nuk është
më me shpirtin që kishte
Të ëmbël
mik të dashur e bujar
Ai prehet
tash në prehër të Krijuesit
Në vargje
haiku u skalit portret i tij
Në
historinë e haikut shqiptar
Do të shijohet prore me madhështi
Të Tjera
Në Fokus










