Gjon Keka: Për flamurin e Gjergj Kastriotit nuk dënohesh, për atë osman dënohesh

Për flamurin e Gjergj Kastriotit nuk dënohesh, ndërsa për flamurin e armikut shekullor otoman dënohesh, kjo ndodh vetëm në shtetin laik të Kosovës

Është viti 2026 dhe po të ringjalleshin
idealistët, patriotët, heronjtë dhe dëshmorët që derdhën gjak, djersë e dhanë
gjithçka për liri, flamur, pavarësi, bashkim dhe rikthim në familjen europiane,
sot në këtë shekull shqiptarët e Kosovës që nuk duan që flamuri i një armiku të
provokojë ndjenjat e tyre dënohen me burgim e gjobë do të qanin nga dhimbja se
për kë luftuan dhe të bindur se nuk do të lejonin asnjë mbetje të tillë otomane
jo vetëm në gjykata por në asnjë institucion, madje as në trojet dardane-arbërore.
Ka kohë që përdhoset flamuri ynë kombëtar -
flamuri i Gjergj Kastriotit, njollosen kryefigurat apo më mirë të thuhet
shtyllat e themelet e kombit dhe identitetit tonë kombëtar europian e humanist
sikur janë: Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), Pjetër Bogdani, Idriz Seferi, Nënë
Tereza etj., dhe as gjykatat e asnjë institucion e as pushtetar nuk i ka dënuar
as me burgim e as me asnjë ndëshkim të domosdoshëm për të ndalur një mjerim e
njollosje të tillë, por ata kanë vazhduar, sa që edhe sot kur po shkruaj ata
ende shajnë e njollosin figurat e tilla dhe flamurin e gjuhën tonë të shenjtë
iliro-arbërore.
Ndoshta nuk ka arritur në atë pikë shteti
ynë që në gjykata e institucione të tjera të lejojë të futen individë me prirje
ideologjike islamike që thërrasin: „dum babën sulltan”, haxhiqamilista që nuk
kanë asnjë tjetër mision pos shkatërrimit të kombit tonë, shtetit laik të
Kosovës nga brenda.
Nëse ka individë të tillë brenda
institucioneve si në gjykata apo institucione të tjera e qeveri që dënojnë
shqiptarë për qejfe apo simpati të otomanëve (turqve), është më mirë t’i
largoni vetë nga ato institucione sa nuk ka ardhur koha me i largu, ose vetë
patriotët e idealistët e vërtetë të kombit bashkë me ndihmën e ShBA-s,
NATO/KFOR dhe disa nga vendet mike europiane.
Pra si duket po vjen dita kur ne duhet të
kërkojmë ndihmë për me na çliruar jo nga ndonjë armik i jashtëm, por nga ai i
brendshëm, nga haxhiqamilët, ballabanët e esatpashtoptanët.
E kuptoj se përdhosja e flamujve të
popujve e shteteve të tjera nuk është gjest i hijshëm dhe është mungesë kulture
dhe respekti ndaj kombeve e popujve të tjerë, por a nuk do të ishte më mirë që
ai individ që e ka bërë një gjest të tillë të ketë pasur në zemër atë dhimbje
si dhe ta ketë konsideruar poshtërim për kombin vendosjen e një flamuri të
armikut, sepse siç dihet një flamur i tillë i kujton popullit tonë, mendoj për
popullin e vetëdijshëm dhe që e njeh historinë, se ai flamur na kujton
dhimbjet, gjenocidin e masakrat që na kanë shkaktuar me shekuj sulltanët dhe
Perandoria Otomane dhe se politika e sotme turke ka në planin e saj gjeopolitik
e gjeostrategjik që ta rikthejë fantazmën e saj otomane (e njohur sot si
neo-otomanizëm) në vendet që i ka pushtuar më parë nëpërmjet simboleve
ideologjike fetare që ka ngulitur mbi themelet e objekteve të lashta
ilire-arbërore, të kishave arbërore e dardane dhe kudo ku ajo ka prekur në
trojet tona.
Nga kjo duhet ditur dhe nënvizuar edhe
këtë: e kanë të kotë ata që mendojnë se duke dënuar dardano-arbërorë (shqiptarë
të Kosovës) po i shërbejnë armiqve shekullorë që e kanë shkatërruar në palcën
kurrizore kombin tonë dhe e kanë lënë mbrapa si në mendje, shpirt e zhvillim të
përgjithshëm larg dinamikës së kombeve të civilizuara të botës dhe Europës.
Historia na ka treguar se askush, asnjë
armik i brendshëm dhe i jashtëm nuk ka mundur t’i gjunjëzojë bijtë dhe bijat e
Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe as sot ata dardanë apo arbërorë të vërtetë
që kanë në venat e tyre gjakun e Gjergj Kastriotit e Idriz Seferit nuk do t’i
gjunjëzojnë as renegatët, as ballabanët e as haxhiqamilët e sotëm.
Sepse
gjithmonë dhe tani bota e arsyes dhe e civilizuar do të na dalë në ndihmë dhe
do ta zgjidhim edhe këtë problem të brendshëm të kombit tonë që po vuan nga
mbetjet dhe satelitët e armiqve shekullorë, duke na penguar që të ecim krah
kombeve të civilizuara të Europës dhe të bëhemi një ditë pjesë e kësaj
familjeje europiane që i takojmë natyrshëm. Me këtë rast ftoj miqtë
amerikanë-europianë që të na ndihmojnë të çlirohemi edhe nga armiku ynë i
brendshëm dhe t’i përcjellin me vëmendje këto gjykime diskriminuese dhe të
panatyrshme ndaj shqiptarëve të Kosovës që nuk duan që ndjenjat e tyre
kombëtare të fyhen dhe kujtesa të rëndohet duke vendosur flamur gjigand turk –
të një nga armiqtë e kombit tonë, armikut të Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit
e Idriz Seferit. Por dihet se flamuj të tillë nuk do të vendoseshin aty nëse
nuk do të kishte miratim nga ideologët e ideologjisë fetare të pushtuesit dhe
pushtetarët qendrorë e lokalë të shtetit të Kosovës. E gjithë kjo po bëhet jo
vetëm nga dora e zgjatur e armikut otoman që do ta rikthejë fantazmën e tij,
por edhe nga pushtetarët e shtetit laik të Kosovës.









