Reshat Sahitaj: Islamizmi politik – varri i Kosovës së pavarur
ISLAMIZMI POLITIK – VARRI I KOSOVËS SË PAVARUR
(TRI SHTETE ISLAMISTE NË EUROPË – BOSNJA,
KOSOVA, SHQIPËRIA)

Në
trojet shqiptare, islamizmi është produkt i sundimit 500-vjeçar nga P. Osmane,
i cili u përhap me dhunë dhe te pjesa më e madhe e servilëve me shpërblime të
ndryshme, si: lirimi nga taksat, punësime në administratën e P. O., leje për
bartjen e armëve, vrasjen e katolikëve që nuk konvertoheshin në islam dhe
mosdënimin e vrasësit, martesat me dëshirë të ushtarëve aziatikë me shqiptare,
përdorimin e gjuhës turke në shtëpi etj., etj. beneficione.
Pjesa
e shqiptarëve të konvertuar në islam ishin dhe mbeten pjesa më servile e
popullit që nuk donin të sakrifikonin asgjë për mbrojtjen e atdheut të tyre.
Pjesa katolike shqiptare, që refuzonte të konvertohej në islamizëm, sakrifikoi
jetën e anëtarëve të familjeve të tyre dhe pasurinë, andaj mbetën gjaku i
pastër pellazgo-ilir.
Si e shohin Kosovën dhe
shqiptarët Europa Perëndimore?
Nga
viti 1945–1999, islamizmi në trojet shqiptare ishte dobësuar dhe ishte në
zhdukje e sipër. Pas demokratizimit të Shqipërisë dhe çlirimit të Kosovës,
Shërbimi Sekret i Iranit dhe vendeve të tjera arabe derdhën miliarda dollarë,
fillimisht duke investuar në liderët shqiptarë, në hapjen e kurseve të ndryshme
ku, përveç informatikës dhe zanateve të tjera, si rrobaqepësia, dy orë në ditë
mësohej Kurani dhe ligjet islamike.
Pasi
ndikimin e tyre po e shtrinin në mesin e rinisë sonë, Irani filloi të investojë
edhe te shtresat intelektuale, si në dekanate, në Institutin Albanologjik, në
administratën policore e sidomos në televizionet shqiptare, duke rekrutuar
redaktorë e drejtorë, të cilët të gjithë, falas, i dërgonin në vizita të
ndryshme, si në Mekë e Stamboll.
Gjatë
këtyre 26 viteve nga çlirimi i Kosovës, islamizmi ka shtrirë rrënjët në çdo
institucion shtetëror dhe në shumicën e familjeve tona. Ky islamizëm nuk është
islamizëm, por është islamizëm për formimin e militantëve në shërbim të
qëllimeve shtetërore të vendeve turko-arabe.
Gjatë
bisedave private që kohëve të fundit kam pasur me ndonjë personalitet të
rëndësishëm politik europian, ose me personalitete ushtarake që kanë ndikuar në
bombardimet e NATO-s kundër caqeve ushtarako-policore serbe, secili prej tyre e
shprehte keqardhjen që e kanë bombarduar Serbinë dhe na kanë çliruar ne.
Asnjëri prej tyre kurrë nuk e kishte imagjinuar që shqiptarët e çliruar nga
NATO dhe UÇK-ja, dy dekada më vonë, do të shndërroheshin në shtet islamik.
Ekzistojnë
disa filma dokumentarë dhe reportazhe televizive (që me siguri edhe ju i keni
parë në TikTok apo TV), ku thuhet se në Europë janë tri shtete islamike:
Bosnja, Kosova dhe Shqipëria.
Islamizmi
politik në trojet shqiptare nuk ka ndodhur brenda ditës, por brenda 30 viteve.
Ndër shqiptarët, islamizmi politik fillimisht ka filluar rreth viteve 1990–1999
në mesin e shqiptarëve të diasporës me origjinë nga Maqedonia, që jetonin në
Europë.
Irani
dhe Turqia kanë investuar në diasporën shqiptare, duke i financuar disa në
hapjen e bizneseve. Biznesmenët e diasporës kanë ndikuar te familjet e tyre e
kështu me radhë, deri në fshatrat dhe qytetet shqiptare. Pas çlirimit të
Kosovës, liderët, redaktorët e TV-ve, biznesmenët e diasporës dhe të Kosovës,
dhe disa profesorë të universiteteve janë ata që e institucionalizuan
islamizmin në çdo pore të shoqërisë sonë.
Ibrahim Rugova është i
vetmi lider që pengoi përhapjen e islamizmit
Insistimi
i Ibrahim Rugovës për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë është një hap gjigant
diplomatik. Mirëpo, kundër Katedrales do të jepen qindra miliona euro, që
përballë saj të ndërtohet xhamia e madhe dhe krejtësisht e panevojshme në
qendër të kryeqytetit.
Xhamia
e madhe në Prishtinë është varri i Kosovës. Xhamia e madhe në Prishtinë është
përmbysja shekullore e shqiptarëve për pavarësi. Xhamia e madhe dhe falja e
namazit në rrugët e qyteteve të Kosovës është shembja e ëndrrave të një
Shqipërie të bashkuar. Pse falen në rrugë, kur xhamitë mbeten të zbrazëta?


