Gjon Keka: Kastrioti, Bogdani dhe Rugova, ndërtues të urave të miqësisë dhe aleancave me kombet e Evropës dhe botës

8m më parë

Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani dhe Ibrahim Rugova, ndërtues të urave të miqësisë dhe aleancave me kombet e Evropës dhe botës

Nga Gjon Keka

Tri figurat themeltare dhe mbikohore të kombit tonë: Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), Pjetër Bogdani dhe Ibrahim Rugova.

Kur sheh se sa vepra të mëdha kanë bërë këto tri personalitete të pavdekshme të kombit tonë, urat e miqësisë me popujt e qytetëruar të botës dhe të Evropës që ata ndërtuan, si dhe faktin se ruajtën identitetin kombëtar evropian dhe mbrojtën qytetërimin e përbashkët evropian etj., sot të vjen për të qarë se në çfarë gjendjeje e kanë sjellë Kosovën pushtetarët e tanishëm, të cilët po e shndërrojnë Kosovën nga një republikë demokratike dhe laike evropiane në një lloj „Republike Islamike të Kosovës“ dhe po i shkatërrojnë miqësitë, apo urat e miqësisë, me miqtë tanë amerikanë dhe evropianë.