Gani Qarri: Pse ikin shqiptarët?

19.07.2013, 06:02 PM (GMT+1)

Gani Qarri

 

Pse ikin shqiptarët ?

 

Në duart e thata mbajnë çantat

Mbush plaçka të mjerimit

Mbi supe pasardhësit e pafat

Nisë udhëve të mërgimit

 

Me qindra vetë në ditë

Vendeve të huaja u drejtohen

Nga pushtetarët që i lënë pa bukë

Shqiptarët të dëshpëruar largohen

 

Ata i sundojnë "Pronto" milionerët

Të cilët ditë e natë pasurohen

Derisa gra e fëmijë me barkun thatë

Evropës për shpëtim i drejtohen

 

Ndaj,edhe në këtë shekull të shkretë

Kur as romët e pa atdhe nuk trazohen

Shqiptarët nga atdheu që i lë të vdes

Kokulur e të zhgënjyer, largohen

Cyrih,15 Korrik 2013