Frank Shkreli: Amerika dhe shqiptarët – një miqësi që nuk njeh kohë
AMERIKA DHE SHQIPTARËT – NJË MIQËSI QË NUK NJEH KOHË –
Me
rastin e mbërritjes së ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë,
Eric Wendt

Mbërritja e Ambasadorit të ri të Shteteve të
Bashkuara në Tiranë, gjeneral-lejtnantit në pension Eric Wendt, është një rast
i mirë për të kujtuar jo vetëm marrëdhëniet e sotme shqiptaro-amerikane, por
edhe një të vërtetë historike që është rrënjosur thellë në ndërgjegjen e
shumicës së shqiptarëve: Kombi shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka sot një mik më
të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk është thjesht një
shprehje emocionale e imja. Është një marrëdhënie që është ndërtuar në momente
vendimtare të historisë shqiptare. Nga Presidenti Woodrow Wilson dhe qëndrimi amerikan
në Konferencën e Paqes në Paris, te 20 mars 1991, data e mbërritjes së
delegacionit të parë zyrtar amerikan në Tiranë. Kjo miqësi është ndërtuar gjatë
më shumë se një shekulli dhe është dëshmuar në disa prej momenteve më të
rëndësishme të historisë moderne. Ajo ka kaluar përmes periudhave të vështira,
sidomos gjatë, pothuaj, një shekull komunizëm -- dhe ka marrë një dimension të
veçantë pas rënies zyrtare të diktaturës komuniste, -- Nga Frank Shkreli – Kur historia
trokiti në derë: "Liria erdhi,po a u ndërtua shteti?" | Gazeta
Telegraf -- te mbështetja amerikane për Kosovën dhe roli
i Shteteve të Bashkuara në çlirimin e saj, e deri te Shqipëria e sotme anëtare
e NATO-s.
Prandaj, çdo ambasador amerikan që shkon në Tiranë
nuk përfaqëson vetëm një administratë apo një qeveri të radhës. Ai përfaqëson
një vend me të cilin shqiptarët kanë krijuar një lidhje të veçantë historike.
Në këtë kontekst, arritja e Ambasadorit të ri amerikan, Eric Wendt në Shqipëri
merr një kuptim të veçantë. Ai sjell në Tiranë një përvojë prej më shumë se tri
dekadash në shërbim të Shteteve të Bashkuara. Ai ka komanduar struktura
të rëndësishme të Forcave Speciale amerikane dhe të NATO-s, ndërsa në karrierën
e tij ka pasur edhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me forcat speciale shqiptare.
Në dëgjesën e tij para Senatit amerikan, ai kujtoi përvojën me trupat shqiptare
dhe vlerësoi profesionalizmin e tyre. (Senate Foreign Relations?). Kjo përvojë e bën
njohjen e tij me Shqipërinë më konkrete. Ai nuk e njeh vendin vetëm nga dosjet
diplomatike, por ai ka pasur kontakt me shqiptarë që kanë shërbyer krah për
krah me amerikanët në misione ndërkombëtare.
Por, përtej marrëdhënieve shumë të rëndësishme
ushtarake dhe strategjike, ekziston një dimension shumë më i gjerë i miqësisë
shqiptaro-amerikane. Shqiptarët e kanë parë Amerikën si një vend ku liria,
demokracia dhe dinjiteti njerëzor kanë qenë ideale të fuqishme tërheqse. Për
brezat e shqiptarve që përjetuan diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, Shtetet
e Bashkuara -- si asnjë vend tjetër në botë-- përfaqësonin një dritare
drejt botës së lirë. Frank Shkreli: Zëri i Amerikës, një
faqe e lavdishme në marrëdhëniet amerikano-shqiptare | Gazeta Telegraf.
Pikërisht për këtë arsye, marrëdhënia mes dy vendeve tona nuk duhet parë vetëm
në funksion të interesave të momentit. Ajo ka një bazë historike dhe njerëzore
që është shumë më e thellë. Sot Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë
në NATO. Por aleanca ushtarake është vetëm një pjesë e marrëdhënies. Siguria,
ekonomia, investimet, sundimi i ligjit, demokracia dhe perspektiva evropiane e
Shqipërisë, janë fusha ku bashkëpunimi shqiptaro-amerikan vazhdon të ketë
rëndësi për shqiptarët dhe për rajonin.
Edhe vetë Ambasadori Wendt, në deklaratën e tij
para Senatit, e përkufizoi partneritetin amerikano-shqiptar si të mbështetur në
interesa të përbashkëta dhe në një angazhim të përbashkët për lirinë dhe
sigurinë. (Senate Foreign Relations?). Prandaj, mbërritja
e tij në Tiranë mund të shihet si një kapitull i ri i një marrëdhënieje që ka
kaluar shumë prova dhe shumë dekada. Historikisht, Amerika ka qenë pranë
shqiptarëve në momente kur historia ka kërkuar miq të vërtetë. Frank Shkreli: Zëri i Amerikës, një
faqe e lavdishme në marrëdhëniet amerikano-shqiptare | Gazeta Telegraf.
Dhe miqësitë e vërtetë nuk maten vetëm me deklaratat diplomatike të ditës, ose
të rastit. Ato maten me kujtesën e popujve dhe me qëndrimet në momentet
vendimtare. Në këtë kuptim, mesazhi që shqiptarët mund t'i përcjellin sot
Ambasadorit Të Shteteve të Bashkuara, Z. Eric Wendt në mbërritjen e tij në
Tiranë, është i thjeshtë: MIRË SE VINI NË SHQIPËRI! Mirë se vini
në një vend ku Amerika nuk është thjesht një partner strategjik, por një emër
që për shumë shqiptarë lidhet me lirinë, shpresën dhe mbështetjen në ditët më
të vështira të ekistencës së saj. Dhe ndërsa ambasadori i ri amerikan nis
detyrën në Tiranë, është me vend të kujtojmë se marrëdhëniet ndërmjet dy
vendeve nuk fillojnë sot dhe nuk mbarojnë me një ambasador. Nga Frank Shkreli - 4 Korrik,
2026, 250-vjet Amerikë: një miqësi që ndryshoi përgjithmonë historinë e
shqiptarëve -- Ato janë pjesë e një historie më të madhe,
historisë së miqësisë shqiptaro-amerikane. Sepse kur Amerika hyn në Tiranë, hyn
edhe një histori miqësie me shqiptarët. Prandaj, siç e kam thenë shpesh herë,
miqësia e shqiptarëve me Amerikën duhet ruajtur si sytë e ballit.
Sidomos sot. Shqipëria ndodhet në një rajon ku
siguria nuk mund të merret si e mirëqenë. Lufta në Evropë, Rusi-Ukrainë,
tensionet në Ballkanin Perëndimor, sfidat ndaj sigurisë euroatlantike dhe
zhvillimet gjeopolitike në rajon e bëjnë edhe më të rëndësishëm bashkëpunimin e
Tiranës me Shtetet e Bashkuara dhe me aleatët e tjerë të NATO-s. Në këto
rrethana, Shqipërisë i duhet një politikë e jashtme e matur, e përgjegjshme dhe
e parashikueshme. Dhe mbi të gjitha, i duhet të ruajë partneritetet që lidhen
drejtpërdrejt me sigurinë dhe interesat e saj strategjike, afat-shkurtë dhe
afat-gjatë. Miqësia e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara nuk duhet të jetë
çështje e një partie, e një qeverie apo e një administrate të caktuar. Ajo
duhet të jetë një interes i përherëshëm kombëtar shqiptar. Mund të ketë debate
politike të brendshme. Mund të ketë dallime mes forcave politike. Mund të ketë
edhe pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si duhen zgjidhur problemet e vendit
dhe këto janë normale në një demokraaci sado e brishtë që është. Por
marrëdhënia strategjike me Shtetet e Bashkuara duhet të mbetet mbi këto ndarje
politike. Kjo nuk do të thotë që Shqipëria duhet të heqë dorë nga interesat e
veta apo nga e drejta për të pasur pikëpamjet e saj. Përkundrazi. Një aleancë e
shëndetshme midis shteteve, ndërtohet mbi respektin reciprok, besimin,
transparencën dhe interesat e përbashkëta. Duke marrë parasysh zhvillimet
aktuale politike në vend dhe në rajon, sot, më shumë se kurrë, Shqipëria dhe
shqiptarët kanë nevojë për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të besueshme me
Uashingtonin zyrtar dhe me Shtetet e Bashkuara në përgjithsi, duke marrë
parasysh edhe komunitettin e madh shqiptaro-amerikan që, historikisht, ka
shërbyer si urë miqësie midis dy vendeve tona. Prandaj, mbërritja e Ambasadorit
Eric Wendt në Tiranë duhet parë edhe si një mundësi për të forcuar më tej këtë
partneritet dhe miqëssi në interes të dy palëve dhe dy popujve tanë.
Shqiptarët kanë shumë arsye për ta çmuar Amerikën. Historia na mëson se
miqësitë e mëdha nuk duhen kujtuar vetëm kur kemi nevojë për to. Ato duhen
kultivuar në ditë të mira dhe në ditë të vështira, neper të cilat po kalon sot
Shqipëria.



