Kalosh Çeliku: Luftën e fitojmë maleve, por në tavolinë na qepin struke
LUFTËN E FITOJMË MALEVE - POR
NË
TAVOLINË NA QEPIN STRUKE*

Dera u hap dhe hyri im Atë në dhomë.
Kësulën e bardhë ende e kishte në kokë. Sahatin me qystek, përqafe n? xhep.
Tirqit me vragja… Xhemadanin me sumbulla… Struken e zezë si gjithëmonë e kishte
hedhur krahëve. “Nagëntin” me gjithë fishekë në brez. Bombën, “kashikarën” e
serbit dhe dy mollat e kuqe (bombat) e italjanit në xhepat e strukes zezë.
- Edhe kësaj radhe e keni nisur
luftën… I keni rrokur armët maleve…
- Po, baba. Nuk patëm tjetër rrugë,
na detyruan t’u ngjitemi maleve… Majave me borë ta kërkojmë shtegun… Lirinë…
- Eh, o bir! Edhe më 1912 -tën, edhe
më ’41 -in i rrokëm armët. Ia vumë
zjarrin Ballkanit. Po, në fund e pamë se kishim qenë të mashtruar, mbetëm nën
zgjedhë. Frikë kam se, edhe kësaj radhe do t’ju mashtrojnë në tavolinë. Ne, e
fitojmë luftën, por në tavolinë na i fusin gërshërët, dhe na qepin struke pa mëngë…
- Nuk e besoj, se një gjë të tillë
mund ta bëjnë edhe në të 2001 -in. Mjaftë kemi mësuar nga gabimet e atyre
viteve, nuk u zëmë më besë…
- E di, o bir! E di. Frikë kam se,
edhe kësaj radhe do të na përsëriten gabimet… Shqiptarëve, po u përsëritet
historia… Gjithmonë jemi vonuar. E sëmura e Ballkanit, kur e humbi luftën, ne e
kërkonim Baba Dovletin… Gjermania kur e dorëzoi Berlinin, ne ende lyftonim
maleve të Zajazit p?r Shqip?ri Etnike… Komunizmi, kur ishte në rrezik edhe në
Rusi, ne me fotografitë e shokut Tito në ballë u prinim demostratave të viteve
’81 t? studentëve në Prishtinë…
- Edhe një herë e përsëris, nuk e
besoj se do t? na e hedhin edhe n? demokraci. I kemi dhënë dhe po i japim mjaft
gjak Liris?…
Kësaj radhe do ta zgjidhim me armë
maleve. Nuk e kemi ndërmend t’ua lëmë këtë barrë fëmijëve tanë, si ju që na e
latë neve, në gjysëm të rrugës koçin? me Nuse mes maleve…
- Dhashtë Zoti! E mbylli bisedën im
Atë, duke ma l?në “nagëntin” në duar, e p?rplasi der?n dhe doli me mauzerrin
krahut n? L?m?…
E mora “nagëntin“
dhe ia futa fishekun në gojë. Matanë “Urës së Gurit”, turma ishte tërbuar duke
kërkuar armë dhe thyer dyert, xhamat e parlamentit. E grisi edhe flamurin e
tyre me rreze, vendosi në vend të tij tjetër Flamur me 16 rreze. Flamuri është ndryshuar
dy herë, dhe flamuri i sotëm përfshin
tetë rreze dielli në një sfond të kuq, ndërsa stema e emblemës nga IRJ
Maqedonia ka mbetur e njëjtë me 16 rreze. Ditë më parë kishin paralajmëruar edhe “Natën e gjatë”,
kur “Çairit” do t’ia vënin flakën. Shqiptarët do t’i përzenin matan? kufirit,
në Shqipëri. E, unë mes librave i prisja me "nagëntë” në dorë, qe
pesëdhjetë vjet te pragu i shtëpisë. E, shi sonte po mi dërgonte Zoti dhuratë,
t’i pres me të gjitha nderimet, ashtu siç e kemi pasur zakon nëpër shekuj ne
shqiptar?t. I dëgjova edhe krismat e para pasmesnate… Shpërthimet… Por, nuk e
pashë turmën. Edhe pse, e prisja edhe në Shkup - Manastirin: Shtëpitë dhe
dyqanet e shqiptarëve në zjarr e flakë në mes të ditës…
Telefoni cingërroi dhe më zgjoi nga
mendimet dhe pusia nën dritare. E ngrita kufjen. Matanë telit e dëgjova zërin e
Patriotit të Vonuar.
- A, ende nuk ke ikur, nuk e ke
braktisur Shkupin Historik?!…
- Jo. E kam shpallur “Rrapin”, “Zonë
të lirë”.
- Budallai. Kurrë, nuk u mbushe
mend. Po, së paku ç’faj kanë fëmijët… Gruaja… Familja…
- Edhe babain deshën ta përzënë në
Turqi, por nuk e luajti këmbën nga pragu. Një xhandar serbi, që për çdo ditë e
pyeste në çarshinë e Kërçovës:
- A, ende nuk ke ikë në Turqi? E di
si e shpërbleu… Jo, nuk e di. E zbythi qotek… E la me gjysëm shpirti në mes të
xhades…
- Histori. Kohë të tjera ishin ato,
e kohë të tjera janë tashti, kur mbi kok? e male na fluturojnë helikopterë rus…
Avionë…
- Edhe e gjithë Rusia të fluturojë
mbi malet tona, fusha e qytete, nuk do ta lëviz këmbën asnjë hap nga pragu i
shtepisë…
- E kam ditur, ty të kanë shkalluar
librat… Më dhimbesh, por nuk kam se, si të të ndihmoj, iku koha e hoxhallarëve…
Hajmalive të Babashehut varë përqafe me vite…
- Nuk ka nevojë, unë nuk mund të ik
nga “Rrapi”, e sidomos tashti, kur e kam shpallur edhe si “Zonë të lirë”, në
Shkupin Historik. Ti ecë kur të duash, mua do të më gjejsh nën “Rrap” me raki
rrushi, dhe Dy shtama me verë të Mikes Di, n? Shkup…
*Veshje e zezë shqiptare nga leshi i
deleve pa mëngë.


