Video
Kontakt
Redaksia
[FULLNAME_CUT]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Redaksia
Video
Kontakt
[FULLNAME]
Hyni
Editorial
Speciale
Mendime
Intervista
Kulturë
Udhëpërshkrim
Faleminderit
Vërtetësi
Përjetësi
Sport
Shtesë
Etiketë: Frank Shkreli
Frank Shkreli: A po dështon Kosova të fitojë paqen?
Kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton vajti në Kosovën e çliriar në vitin 1999, pas një lufte të përgjkashme dhe të një ndërhyrjeje historike të aleancës perëndimore, NATO-s, ai i drejtoi popullit të Kosovës një mesazh që do duhej të ishte udhërrëfyes për çdo brez politik që do të vinte pas luftës. Sot, Kosova ndodhet...
Frank Shkreli: Një drejtësi që vepron me integritet nuk ka arsye t’i frikësohet transparencës
Liria e shtypit ka qenë dhe mbetet një nga temat që kam trajtuar më shpesh gjatë dekadave, si në shkrimet e mia për Shqipërinë, ashtu edhe për zhvillimet në botë. E kam bërë këtë jo vetëm si gazetar, por edhe si qytetar që beson se një shtyp i lirë është një nga shtyllat themelore të demokracisë. Ai nuk mbron vetëm të drejtën e...
Frank Shkreli: Spaçi nuk e mposhti shpirtin
Më 31 korrik 2026, në ish-burgun e Spaçit u celebrua mesha e udhëhequr nga Kardinali shqiptar, Hirësia e Tij Ernest Simoni (Troshani). "Rikthimi" i Kardinalit Ernest Simoni në vendin ku dikur ka vuajtur dënimin dhe punën e detyruar --me ftesë të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë -- shënoi...
Frank Shkreli: Shkodra nuk e harron historinë e saj
Hapja e një konsullate serbe në kryeqendrën historike të Veriut nuk është vetëm një çështje protokolli diplomatik. Ajo prek kujtesën historike, simbolikën kombëtare dhe të drejtën e qytetarëve për të kërkuar transparencë...
Frank Shkreli: Prof. Dr. Rexhep Krasniqi – një jetë në shërbim të arsimit, kombit dhe lirisë
Ka personalitete në historinë shqiptare, veprimtaria e të cilëve nuk mund të matet vetëm me postet që mbajtën apo me librat që kanë shkruar. Jeta e tyre ishte një mision. I tillë ishte Dr. Rexhep Krasniqi – historian, pedagog, publicist, burrë shteti dhe një nga udhëheqësit më të shquar të mërgatës politike antikomuniste shqiptare...
Frank Shkreli: At Pjetër Meshkalla – ndërgjegjja e lirë që sfidoi diktaturën komuniste
Në historinë e Shqipërisë së shekullit XX ka figura që nuk maten me postet që mbajtën, as me pushtetin që ushtruan, por me forcën morale me të cilën mbrojtën të vërtetën. Ata u bënë ndërgjegjja e një kombi në kohët kur ndërgjegjja kërkohej të heshtte. Një prej këtyre figurave është At Pjetër Meshkalla, jezuiti, edukatori...
Frank Shkreli: 28 Korrik 1922 – kur Amerika i zgjati dorën Shqipërisë
Në historinë e kombeve ka data që nuk janë vetëm kronologji. Ato janë busulla morale, që u kujtojnë brezave se cilët kanë qenë miqtë e tyre në kohët më të vështira. Për Shqipërinë, 28 korriku 1922 është njëra prej këtyre datave. Atë ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën zyrtarisht shtetin shqiptar, duke...
Frank Shkreli: Besa nuk është slogan – është ndërgjegjja morale e kombit
Në historinë e popujve ka fjalë që nuk janë thjesht pjesë e fjalorit. Ato janë simbole të identitetit, të karakterit dhe të ndërgjegjes së një kombi. Edhe për shqiptarët, ka fjalë që nuk janë thjesht pjesë e fjalorit, por përfaqësojnë shtyllat morale mbi të cilat është ngritur identiteti kombëtar i shqiptarëve. Dy prej tyre janë Rilindja dhe Besa...
Frank Shkreli: Përballë protestave në Tiranë dhe krizës së demokracisë, kujtojmë Profesor Arshi Pipën
Më 20 korrik 1997, në Washington, u shua fizikisht një nga personalitetet më të mëdha të mendimit shqiptar të shekullit XX. Por vdekja nuk mund ta heshtte Arshi Pipën. Përkundrazi, me kalimin e viteve, zëri i tij është bërë edhe më aktual, ndërsa veprat dhe paralajmërimet e tij marrin një peshë të re në një Shqipëri që ende nuk...
Frank Shkreli: Turpi i një deklarate që sfidon të vërtetën historike
Ka deklarata politike që duhen kundërshtuar. Ka edhe të tjera që duhen dënuar pa asnjë dyshim as vonesë. Fjala është për deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën"...
Frank Shkreli: Anthony Athanas – shqiptari që nderoi Amerikën dhe nuk harroi kurrë Shqipërinë
Sa herë më bie rasti të kujtoj Anthony Athanas, nuk më vjen ndër mend së pari restoranti i famshëm "Anthony's Pier 4", as fotografitë e tij me presidentë amerikanë, senatorë, artistë e personalitete botërore që zbukuronin muret e atij institucioni të njohur të Bostonit. Më kujtohet vetë Anthony...
Frank Shkreli: Historia nuk është privilegj – është e drejtë!
Nga viti në vit, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi vazhdojnë përpjekjet për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar, një pyetje bëhet gjithnjë e më shqetësuese: pse nxënësit shqiptarë në shkollat shqipe nuk mësojnë sa duhet për historinë e kombit të tyre? Prej kohësh, studiues, arsimtarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare kanë ngritur...
Frank Shkreli: 4 Korrik 2026 – 250 vjet Amerikë: një miqësi që ndryshoi përgjithmonë historinë e shqiptarëve
Megjithë problemet e brendshme dhe protestat prej më shumë se një muaji, në Tiranë dhe qytete të tjera shqiptare vazhdojnë protestat masive studentore-qytetare kundër regjimit të Kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tija ekonomike dhe shoqërore. Nën hijen e protestave anti-qeveritare ne Tiranë, 4 Korriku...
Frank Shkreli: Kur ndërgjegjja vlen më shumë se disiplina partiake
Vendimi i deputetes Marjana Koçeku për t'u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe për të vazhduar mandatin si deputete e pavarur përbën një zhvillim me rëndësi që tejkalon kufijtë e një karriere individuale politike. Ai ngre një pyetje thelbësore për demokracinë shqiptare dhe për çdo deputet cilës do parti qoftë pozitë ose ose opozitë.. A duhet deputeti t'i bindet gjithmonë partisë...
Frank Shkreli: Urim për Dom Nosh Gjolajn në 50-vjetorin e meshtarisë së tij
Me rastin e 50-vjetorit të Meshtarisë suaj, kam nderin dhe kënaqësinë t'ju përcjell urimet e mia më të përzemërta si ish-koleg dhe bashkëstudent i juaji në Gjimnazin Klasik Salezian të Rijekës në Kroaci ku kemi kaluar së bashku disa vite të rinisë sonë, 1965–1969. Pesëdhjetë vjet shërbim meshtarak janë një dëshmi e rrallë e besnikërisë ndaj...
Frank Shkreli: Noli, At Gjergj Fishta, Faik Konica dhe Amerika në 250-vjetorin e saj
Në jubileun e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (4 Korrik, 2026), shqiptarët kanë arsye të veçantë për t'iu bashkuar këtij kremtimi. Pak kombe në Evropën Juglindore kanë pasur një lidhje kaq të hershme dhe kaq domethënëse me Amerikën, se sa shqiptarët. Këtë e dëshmojnë edhe tri prej figurave më të shquara të Rilindjes Kombëtare dhe të shtetformimit shqiptar...
Frank Shkreli: Protestat dhe fundi i një epoke politike në Shqipëri – një domosdoshmëri e kohës
Shqipëria po përjeton sërish ditë protestash kundër qeverisë. Nga Tirana deri në jug e në veri të vendit, qytetarë të moshave dhe bindjeve të ndryshme po shprehin pakënaqësinë e tyre për çështje që lidhen me qeverisjen e keqe, mungesë-transparencës, me mbrojtjen e pasurive publike dhe për të ardhmen e vendit. Ajo që bie në sy nuk është vetëm objekti i protestave...
Frank Shkreli: Rinia shqiptare dhe fryma e lirisë amerikane në jubileun e 250-vjetorit të SHBA-së
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë kët vit 250-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, bota demokratike ka rastin të reflektojë jo vetëm mbi historinë e një kombi të madh, por edhe mbi vlerat universale që e kanë bërë Amerikën simbol të lirisë, demokracisë dhe mundësive njerëzore...
Frank Shkreli: Zgjedhjet në Kosovë – kur rinia hesht, demokracia dobësohet
Nga Prishtina në Tiranë e Shkup, mesazhi është i njëjtë: Mjaft me politikën e vjetër! Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, me një pjesëmarrje vetëm prej rreth 37 për qind të elektoratit, nuk janë, thjesht, një ngjarje politike e kufizuar brenda kufijve të Republikës së Kosovës. Ato janë pjesë e një fenomeni më të gjerë që po shfaqet...
Frank Shkreli: Nga Lidhja e Prizrenit te Zëri i Rinisë sot: një thirrje për bashkim e bashkëpunim në hapësirën shqiptare
Më 10 qershor shqiptarët përkujtojnë themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarjen që shënoi zgjimin politik të Kombit dhe përpjekjen e organizuar për mbrojtjen e të drejtave kombëtare nga fundi i shekullit XIX. Sot, 148 vjet më vonë, mesazhi i saj nuk lexohet vetëm në faqet e historisë, por sot...
Frank Shkreli: Rinia e Kosovës përballë një momenti vendimtar
Nga protestat e ditëve të fundit të rinisë shqiptare në Tiranë dhe në Shkup, kohët e fundit, po vihet re një zgjim i ri qytetar, anë e mbanë trojeve shqiptare, sidomos në radhët e rinisë shqiptare. Edhe rinia e Kosovës gjëndet këto ditë përballë një momenti vendimtar...
Frank Shkreli: Kur zgjohet rinia, dridhen elitat – a po vjen më në fund ndryshimi në trojet shqiptare?
Për më shumë se tri dekada, politika në Shqipëri, Kosovë dhe në hapësirën shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka ndërtuar një sistem që ka prodhuar një paradoks të dhimbshëm: brezi më i arsimuar në historinë moderne shqiptare është bërë, njëkohësisht, brezi më i zhgënjyer i shqiptarëve në histori...
Frank Shkreli: Shqipëria përballë një momenti historik në Ballkan
Ditën e mërkurë, me 20 maj, 2025, Gjenerali në pension, Eric Wendt doli para Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Punët e Jashtme në një seancë dëgjimore konfirmimi, ndër disa prej emërimeve të tjera, edhe për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri. Gjatë dëshmisë së tij, Z. Wendt theksoi disa...
Frank Shkreli: Kur një komb harron gjigantët e vet
Naim Frashëri i mësoi shqiptarët ta duan Shqipërinë si atdhe shpirtëror. Ai ngriti gjuhën shqipe në nivelin e një gjuhe kulture dhe i dha shqiptarëve ndjenjën se ishin një komb i vetëm. Në një kohë robërie dhe padijeje, ai mbolli shpresë, vetëdije dhe dritë. Fishta, nga ana tjetër, u dha shqiptarëve epikën kombëtare, forcën morale dhe krenarinë e qëndresës. Me “Lahutën e Malcis”...
Frank Shkreli: Shën Nënë Tereza dhe Diplomacia e Vlerave
Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio në Shtëpinë e Misionareve të Bamirësisë të themeluar nga Nënë Tereza në Kalkuta gjatë turneut të tij zyrtar katërditor në Indi nuk ishte thjesht një ndalesë protokollare apo një akt formal respekti fetar...
Frank Shkreli: Shqiptarët në Mal të Zi mes kontributit historik dhe pritshmërive të papërmbushura
Shpallja e pavarësisë së Malit të Zi me 21 maj 2006, ishte një nga momentet më të rëndësishme politike në historinë moderne të rajonit të Ballkanit Perendimor. Në atë referendum historic 20-vjet më pare , shqiptarët luajtën një rol vendimtar, duke mbështetur, masivisht, projektin e shtetit të pavarur malazez. Vota e shqiptarëve në...
Frank Shkreli: Gjuha shqipe, studentët dhe konfliktet e përçarjet politike shqiptare në rajon
Në një kohë kur në rajon po rikthehen narrativa të vjetra nacionaliste dhe memorandume që vënë në pikëpyetje identitetin, historinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Ballkan, kërkesat e studentëve shqiptarë për përdorimin e plotë dhe të barabartë të gjuhës shqipe në institucionet publike nuk janë thjesht kërkesa...
Frank Shkreli: Në 4-vjetorin e ndarjes nga kjo jetë e të ndjerit Dalip Greca
Në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta e të ndjerit Dalip Greca, sot kujtojmë me nderim një prej zërave më të përkushtuar të gazetarisë dhe çështjes kombëtare shqiptare në diasporë. Si kryeredaktor i Gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra...
Frank Shkreli: Maj 1919 – Një ambasador amerikan mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris
Në Maj të vitit 1919, në sallat ku vendosej fati i kombeve pas Luftës së (I) Botërore, një zë i arsyes u ngrit në mbrojtje të Shqipërisë dhe të shqiptarëve nën Malin e Zi. Ai ishte Kolonel Sherman Miles, i dërguar i posaçëm ushtarak amerikan në Ballkan...
Frank Shkreli: Shqiptarët Evropianë, pa Evropë
9 Maji, Dita e "Evropës", 22026 është një ditë reflektimi për popujt që e lidhën fatin e tyre me qytetërimin perëndimor, me demokracinë liberale, shtetin ligjor dhe dinjitetin njerëzor. Për shqiptarët, kjo ditë duhej të ishte gjithashtu një festë natyrore e identitetit kombëtar evropian, historik e kulturor. Sepse shqiptarët kanë...
Frank Shkreli: Debati në Washington, përmendet edhe Shqipëria
Kohët e fundit, në korridoret e Kongresitt ë Shteteve të Bashkuara është rikthyer një debat i njohur, por gjithnjë i ndjeshëm: si dhe pse përdoren fondet e taksapaguesve amerikanë për projekte jashtë Shteteve të Bashkuara. Së fundmi, një deklaratë e...
Frank Shkreli: Amerika në 250-vjetorin e saj — aleate historike e shqiptarëve
Anë e mbanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës po organizohen aktivitete madhështore për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së vendit, një jubile historik që po bashkon qytetarë, komunitete dhe institucione në frymën e patriotizmit dhe krenarisë kombëtare. Festimet përfshijnë parada, koncerte, ekspozita historike...
Frank Shkreli: Ribotimi i veprës madhore “Lahuta e Malësisë” në Detroit të Shteteve të Bashkuara…
Dhjetorin e vitit të kaluar në Nju Jork u mbajtë për herë të parë ekspozita, “Albanian Bookfest” — një festë e jashtëzakonshme e librit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar në Shtetet e Bashkuara. Aty pata nderin të takoja bashkvendasin Dr Gjekë Gjelaj, i cili me atë rast më njoftoi për planin për të ribotuar Lahutën e Malësisë...
Frank Shkreli: Një zë i ri shqiptaro-amerikan në Uashington në shërbim të kujtesës historike të viktimave të komunizmit
Shqiptaro-amerikania, Dr. Elida Dakoli i bashkohet Bordit të Fondacionit për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qëndër në Uashington. Këtë lajm e njoftoi Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit
Në Fokus
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë
Jahja Drançolli: Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Akademik Prof. Emin Riza
Edison Ypi: Çemerrica mon amour
Fejzulla Berisha: Arbëreshët e Italisë – paradigma e vazhdimësisë historike dhe identitare
Kalosh Çeliku: Askushi
Albert Habazaj: Çamëria si psikologji sociale
Kalosh Çeliku: Kryevepra
Gjekë Gjonaj: Princi i gojëtarisë dhe mbledhësi i thesareve të Malësisë
Vlash Prendi: Në Domgjon ku rrinë shqiponjat
Gjekë Gjonaj: Martin Brishaj - 'Zhbërja e kufirit etnik'
Zemra Shqiptare