Florim Zeqa: Shtatorja e Rugovës vjen në Klinë falë Marjan dhe Ilir Çubit, babë e bir të një ideali!

Shtatorja e Rugovës vjen në Klinë falë Marjan dhe Ilir Çubit, babë e bir të një ideali!

Pas përurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në
Klinë
Iniciativa personale e veprimtarit me qëndrim të
përkohshëm në New York të SHBA-ve, z. Marjan Cubi nga Drenoci i Klinës,
përveqse unikate, ngërthen në vete edhe mesazhin e qartë për të gjithë
mërgimtarët, se punët e mira bëhen pa bërë bujë dhe pa zhurmë në rrjetet
sociale.
Shpirti human i mërgimtarit
Marjan Cubi është emër i njohur në komunitetin
mbarëshqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shquar për kontributin
shumëdimensional në shërbim të çështjes kombëtare, të Kosovës në veçanti.
Marjan Cubi me
djalin e tij Ilirin janë ideator dhe donator të vetëm të shtatores së
presidentit historik, Ibrahim Rugova në Klinë.
Në rrëfimin e
tij për 'Radio Alba' në Klinë, z. Marjan Cubi theksoi se "ideja për
ndërtimin e shtatores së Ibrahim Rugovës buron nga dashuria, respekti dhe
simpatia që kishin familjarisht për presidentin historik".
Pak njerëz e
dinë, se Marjan Cubi ishte nga njerëzit e parë që e ka suportuar (ndihmuar)
presidentin Rugova në vitet e '90-ta me rastin e vizitave në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Senat, Kongres dhe kudo që ka pasur
nevojë të shkojë. E kishte shoqëruar prej Aeroportit në destinacion dhe
anasjelltas me të gjitha shpenzimet përcjellëse nga buxheti familjarë.
Të tillë janë
atdhetarët e vërtetë, janë fjalë pak dhe modest, jepin gjithçka nga vetja e
tyre për shtetin dhe për njerëzit misionarë dhe të përkushtuar për shtetin siq
ishte Ibrahim Rugova.
Andaj, edhe
ideja e tyre rrodhi natyrshëm nga shpirti fisnik, që të bëjnë diçka më vlerë
për qytetin e Klinës, që ta pasurojnë vendin e tyre me shtatoren e njeriut më të
madh të epokës sonë, hyjnorit Ibrahim Rugova.
Sipas
ideatorit dhe donatorit Cubi, "Ibrahim Rugova ishte njeriu i tretë më i
madh në botën shqiptare pas Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Nënë Terezës,
andaj e meriton që busti i tij të hedhë shtat në njërën nga rrugët kryesore të
Klinës".
Kush është Marjan Cubi?
Marjan Cubi ka
lindur në fshatin Drenoc në vitin 1948. Rrjedhë prej një familje me tradita të
pastra atdhetare. Në vitin 1974 emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me
familjen e tij, ku e kaloj një gjysëmshekulli jetë në shërbim të komunitetit
shqiptarë.
Marjan Cubi
është një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan në New
York, me angazhime të pandërprera në shërbim të çështjes kombëtare.
Marjan Cubi
është personalitet që ka sherbyer për më tepër se pesë dekada në forcimin e
lidhjeve ndërmjet diasporës shqiptare në SHBA dhe atdheut.
Ishte ndër
veprimtarët më aktivë në Federatën Panshqiptare "VATRA", ku shquhet
për kontributin vlerëmadh në unifikimin e kësaj organizate.
Ishte ndër
veprimtarët më aktivë në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar, në
promovimin e kulturës shqiptare dhe mbështetjen e çështjes së Kosovës në SHBA.
Përgjatë
viteve të vështira por krenare për Kosovën, Cubi ishte aktiv në organizimin e
jetës politike dhe kulturore të shqiptarëve në New York.
Ishte njëri
prej themeluesve të degës së LDK-së dhe kryetar i saj për disa vite më radhë.
Gjatë
aktivitetit të tij politik veproi dhe bashkëpunoi me personalitete të shquara
të politikës amerikane, kandidatë për presidet të SHBA-ve, senatorë,
kongresistë dhe përfaqësues të politikës amerikane, duke u bërë krah i djathtë
i Ibrahim Rugovës me rastin e vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke
ndihmuar çështjen e Kosovës dhe asaj shqiptare në përgjithësi.
Marjan Cubi
ishte pjesëmarrës në shumë aktivitete të mërgatës sonë gjithandej SHBA-ve, si
në manifestime kulturore, protesta dhe demonstrata në mbrojtje të të drejtave
të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.
Shpirti human i mërgimtarit
Marjan Cubi njihet për veprimtarinë e tij
humanitare në të mirën e komunitetit shqiptar. Për disa vite rresht ishte
kryetar i Keshillit për grumbullimin e mjeteve financiare për ngritjen e
Katedrales në Prishtinë.
Në komunitetin
shqiptaro-amerikan, Marjan Cubi vlerësohet si një atdhetar i devotshëm,
organizator i spikatur, humanist i përkushtuar në shërbim të bashkombasve në
Kosovë dhe gjithandej trojeve etnike shqiptare.
Marjan Cubi
shquhet si personalitet unifikues në bashkimin e komunitetit shqiptar në
ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare.
Marjan Cubi
kudo që ka shkuar ka lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën e komunitetit
shqiptar, duke u bërë model i mërgimtarit të urtë dhe të përgjegjshëm.
Edhe pse në
një distancë të largët me vendlindjen, Marjan Cubaj gjithmonë me mendje dhe
zemër ishte afër atdheut, në shërbimit të kombit dhe bashkatdhetarëve.
Mirëpo, pa
asnjë dyshim, ideja dhe sponsorimi i shtatores së Dr. Ibrahim Rugovës në
qytetin e Klinës konsiderohet kryevepër kombëtare dhe humanitare e z. Marjan
Cubi bashkë me të birin Ilirin.
Zoti i bekoftë babë e birë, Marjan dhe Ilir Cubi
për iniciativën dhe donacionin familjar në realizimin e kësaj vepre madhore!
Ky është shpirti human i mërgimtarit!
Tani e tutje, 2 Korriku do të jetë festë me
simbolikë të dyfisht për qytetarët e Klinës!
Urime 2 Korriku, urime shtatorja e Atit themeltar
të shtetit të Kosovës!
Konkluzion
Mesazhi i kësaj iniciative personale (familjare)
duhet të trokas në ndërgjegjën e çdo politikani, veçanarisht në ndërgjegjën e
drejtuesve të LDK-së, të cilët nuk dhanë asgjë personale për ndërtimin e një
busti apo vepre tjetër vlerëmadhe për presidentin historik, por vetëm morën
gjithçka që munden duke u thirrur në emrin e Ibrahim Rugovës. U ngriten në
karrierë politike në të dyja nivelet e qeverisjes (lokale dhe qendrore),
punësuan familjarë e farefis në institucione shtetërore (komunale), si dhe u
pasuruan (u bënë milionerë) pa asnjë meritë personale në ngritjen e LDK-së dhe
as të shtetndërtimit të Kosovës!
Shtatorja e
Rugovës erdhi në Klinë falë nismës atdhetare të Marjan e Ilir Cubi, babë e birë
të një ideali.
Nga tani e
tutje, qytetarët e Klinës në çdo përvjetor të shënimit të ngjarjes madhore
historike të 2 Korrikut, do ta kujtojnë dhe nderojnë me pietet të lartë edhe
veprën kolosale të Marjan e Ilir Cubi-vendosjen e shtatores së presidentit
historik Ibrahim Rugova.
Familja dhe
vendlindja vlojnë si vullkan në zemrat e mërgimtarëve. Kosova dhe Shqipëria
janë shtëpia që e marrin me vete kudo dhe kahdo që shkojnë mërgimtarët.
Respekt dhe mirënjohje atdhetare për Marjan dhe
Ilir Cubi!
Florim Zeqa, 2 Korrik 2026


