Florim Zeqa: Një ditë para zgjedhjeve!

Nga
Florim Zeqa
Në
mungesë të një alterantive të re politike, edhe kësaj radhe, pra më 7 qeshor,
qytetarët janë të detyruar që të përcaktohen për njërin nga subjektet e vjetra
politike, anipse asnjëra prej tyre nuk i ka përmbushur në plotni kërkesat e
tyre!
E vështirë të votosh pa alternativë
Andaj është e vështirë për qytetarët e
zhgënjyer dhe mërgimtarët e dëshpruar që t'i votojnë të njëjtat parti dhe të
njëjtët politikan që i vodhën ardhmërinë Kosovës.
Në
mungesë të një përspektive zhvillimore, në mungesë të sigurimeve shëndetësore
dhe në mungesë të kontratave të rregullta të punës në sektorin privat, viteve
të fundit shumë të rinj e kanë braktisur vendin e tyre të lindjes duke ikur
drejt shteteve evro-perëndimore në kërkim të një jete më të mirë!
Por,
jo çdo herë ju buzqesh fati në realizimin e ëndrrave jetësore!
Të
dashur qytetarë dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, e keni rastin që më 7
qershor të bëni zgjedhjen e preferuar që ju e mendoni që është më e mira.
Është
e vështirë kur njeriu ndodhet mes dy të këqijave, për të zgjedhur cila është më
pak e dëmshme!
Pra,
në mungesë të alternative të re politike, jeni të detyruar të zgjedhni të keqën
më të vogël!
Populli
e thotë, në mes të keqës del e mira dhe e kundërta e saj!
Prandaj,
mendohuni mirë dhe meditoni gjatë deri në momentin e hedhjes së votës tuaj në
kutinë e votimit.
Rezuktati
i zgjedhjeve të 7 qershorit do të jetë i atillë, që do të determinoj
bashkëpunimin mes forcave politike për të evituar ngërçin paszgjedhor dhe
evitimin e bllokadës institucionale.
Në
të kundërtën, vendi brenda një periudhe të shkurtër mund të shkojë përseri në
zgjedhje të reja, si do t'i quajmë ato, të parakohshme apo të jashtëzakonshme!
Të njohurat parazgjedhore
Këto zgjedhje nuk do të prodhojnë
ndryshim çfarë po e kërkojnë partitë opozitare, por do të ndodhë ajo që e
dëshirojnë qytetarët!
Pra,
nuk do të kemi ndryshim por vazhdimësi!
Urojmë
dhe shpresojmë të mos na përseriten bllokada dhe ngërçi politik i viteve të
fundit në Kuvendin e Kosovës!
Një
ditë para votimit, janë të qarta dy gjëra: Albini fitues i zgjedhjeve dhe
kthimi i ish presidentes në ulësen e deputetit!
I
vetmi "margaritarë" i këtyre zgjedhjeve do të jetë ish presidentja e
ulur në kolltukun e deputetit!
Rast
ky i parë dhe unikat në historinë parlamentare të Kosovës dhe jo vetëm, kur një
president kthehet në ulësen e deputetit duke e ëndërruar rikthmin në postin më
të lartë të shtetit!
Ky
për më tepër se paradoks, paraqet rënjën në nivelin më të ulët të një ish
presidentje, e cila, edhe përkundër privilegjeve të garantuara për tërë jetën
me Kushtetutë, tenton sërish që të uzurpojë postin e presidentit të shtetit për
kënaqjen e egos personale!
Një
ish presidente me pagën e garantuar jetësore dhe të gjitha privilegjet nga
shteti e ulur në karrigen e deputetit do të jetë objekt diskutimi në Gjykatën
Kushtetuese nesër...!
"Egoja e varfër ka një kohë të
vështirë, duhet t'i shërbejë tre zotërinjve të ashpër dhe duhet të bëjë çmos që
të pajtojë kërkesat e të treve. Të tre tiranët janë bota e jashtme që e ushqen
një superego të personalitetit" (Sigmund Freud).



