Florim Zeqa: Inskenimi i lojës demokratike, thikë me dy teha në LDK!
Inskenimi i lojës demokratike, thikë me dy teha në LDK!

E kam
thënë që nga fillimi i kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut, se prapa tyre
qëndron Vjosa Osmani! Këtë që e themë e bazoj në disa aspekte të cilat janë të pakontestuara
nga askush.
'Gazi pejan' produkt i Vjosa Osmanit
E para, Vjosa Osmani nuk e do LDK-në më
shumë dhe as më pak sesa Abdixhiku, pasi të dytë janë figura sorrosiane të
instaluara në LDK!
E
dyta, Vjosa Osmani nuk është mësuar të renditet e dyta apo e treta në hierarki!
E
treta, Vjosa Osmani nuk ka shkuar për ta ndihmuar LDK-në por vetën e saj!
Kur
i dështoj 'falli' për zgjedhje presidente nga partia humbëse e zgjedhjeve, e
fillojë lojën e shtrigave në LDK!
Njeri
më të përshtatshëm sesa Gazmend Muhaxheri nuk ka dhe nuk mund ta gjejë
LDK-antirugovist i përbetuar!
Duke
e ditur mirë se ishte njeriu më i besueshëm i kryetarit aktualë, ajo e futi të
parin në lojë "Gazin" pejan, për t'i futur flakën LDK-së përmes Imri
Ahmetit të Lipjanit!
Këta
janë vetëm prijetarët, pasi pas tyre qëndrojnë edhe figura tjera të mëdha
brenda LDK-së që e mbështesin misionin shkatërrimtar të Vjosa Osmanit në LDK!
Inskenimi
i lojës demokratike, është thikë me dy teha në LDK!
Nismë e vjetër për ndryshime në LDK
Nuk e kam thënë rastësisht, se vetëm
një figurë jashtë klaneve mund ta shpëtojë LDK-në nga zhbërja totale!
Për
këtë arsye, e kam vënë vetën time në radhë të parë, jo për poste e privilegje
por për ta shpëtuar LDK-në.
Kjo
është sfida më e madhe jetësore, por jo e pamundur!
Ka vite e dekada, që i kam lutur eksponent të caktuar të mërgatës sonë që të
vihen në ballë të nismës për ndryshime në LDK, gjegjësisht që të kandidojnë për
kryetar të LDK-së pas katandisjes së LDK-së në Kuvendin e VIII-të zgjedhor, kur
klani i Riinvestit përmes puçit politik e solli Isa Mustafën në krye të LDK-së!
Kësaj
radhe nuk do t'i nxjerri me emra dy veprimtarët dhe publicistët e mërgatës,
njëri në Gjermani e tjetri në Zvicër të cilëve u kërkova të vihen në ballë të
nismës për ndryshim!
Së fundmi, vendosa që ta sfidoj vetën
në përballje me klanet dhe grupet e interesit në LDK. Në këtë rrugëtim nuk jam
i vetëm, pas vetës i kam me qindramijëra elektorat pasiv të LDK-së në Kosovë
dhe mërgatën tonë, të cilët shkaku i kapjes së LDK-së nga klanet dhe grupet e
interesit, e kanë zgjedhur abstenimin nga proceset zgjedhore si ndëshkim për
klanorët, servilët dhe matrapazët e vullnetit të qytetarëve!


