Demir Krasniqi: Hiti më i ri i Estradës Politike Kosovare - Amaneti

05.08.2009, 07:10 PM (GMT+1)
Demir KRASNIQI

Parodi :

Hiti më i ri i Estradës Politike Kosovare

    AMANETI

Ma ka lanë, ma ka lanë nana ,
Tybe, amanet-e –
Vet me pre e vet me kep- e
Bash si Baba Mbret -e !

Ma ka lanë, ma ka lanë nana ,
Zanatin e   kërrabës  -
Me ja shitë mallin Kosovës ,
Bash si  n’ bahçe t’ Babës !

Ma ka lanë , ma ka lanë nana ,
Amanet të rand-e –
Krejt çka t’ vjedhin policia –
Asnja mos me i  zan-e!

Ma ka lanë, ma ka lanë nana,
Veç me komandue !
Krejt çka t’ bahen ngjarje t’ randa –
Mos me i  publikue  !

    -II-

Nanë, moj nanë ,
RTK-ja – dinasti !
Nano , nano, nanë, moj nanë ,
Ryshfeti – fantazi !

Nanë , moj nanë,
Tenderët - për hyner !
Nano, nano, nanë , moj nanë ,
Drejtori - milioner !

Nanë, moj nanë ,
Kosova ka  virus  !
Nano, nano, nanë, moj nanë ,
Diagnoza – korruptus !

Gjilan, më 05 Gusht 2009.