Çlirim Uça: Unë pashë Gjergj Elez Alinë

06.09.2010, 07:20 PM (GMT+1)

Çlirim Uça

 

Unë pashë Gjergj Elez Alinë

 

E mësova nga legjenda

E pashë në jetë

Gjergj Elez Alinë e vërtetë.

 

I shtrir mbi shtrat

Katërmbëdhjetë vjet rënkim

Këngës po ia thoshte

Plot me mallëngjim.

 

Mërzinë po e vriste

Me këngë duke luftu

Bajlozi nuk i erdhi

Se deshi dhe mu zgju.

 

Motër nuk kish pasë

Por gruja i rrinte pranë

Natë e ditë mbi kokë

Nëna ime zanë.

 

Dora e sajë e butë

Goja e ëmbel mjaltë

Ngritën një legjendë

Gjergj Elez Alinë e gjallë.

15.08.10 Wohlen