Bilall Maliqi: Më tërhoqi malli i zhuritur (Cikël poetik)
18.07.2009, 04:18 PM (GMT+1)
Bilall MaliqiMË TËRHOQI MALLI I ZHURITUR
(Për herë të parë në Shqipëri)
Cikël poetik:
PËRMALLIM
Dyzetë pranvera
I ndoqa
Me ëndërr për Ty
Korriku i dyzinave
Pikëmallin shkëputi
Në dypikëshin e puthitur
Nëpër vizabardha
Rrugëtimi im i bardhë
Me dashuri
Me emocione
Lotët lagën
Faqet e vijosura
Derisa ndjenjat
Atë çast
I shprishën kujtimet
E motit të thinjur…
Kukës, 06.07.2009
TË GJITHËVE
U KAM NË GJI
Në kujtesën time
Kureshtja e lodhur
Kaloi vrullshëm
Mbi relievin amnor
Pahetueshëm mallëngjimi
Më dhuron lotsjellje
U lagën ndjenjat
Me mallin e çmalljen
E shqip kuvendon
O shqip më flet
Edhe guri
Edhe loti
Për jastikun
E Çajupit
E unë futem
S’mund të dal
Nga e Tiranës
Gjallëri
-O njerëz
Të gjithëve ju kam
Në gji….
Tiranë, 11.07.2009
MBRËMJE MALLI
Mbrëmje malli
Përskaj faqeve
Të lëmuara
Nga valëdeti
Shëtis i tërhequr
Nga aroma
Zhurmuese e ngrohtësisë
Për herë të parë
Ua shijoj puthitjet o valë
Përskaj qytetit
Llampat grimconin
Errësirën me dritë
Zbulonin
Bukuritë e lagura…
Durrës, 10.07.2009
NËPËR KOHË
Të ngriturat kodra
Me rrudhat e tyre
Rrëfejnë mallin
E pritjes
Lartësitë e tyre
Sikur kuvendojnë
Mes veti
Për kohëikurat
Poshtë tyre
Lumin
E freskojnë valët
Të arbërit janë ato
Nëpër kohë…
Durrës- Kukës, 15.07.2009
ARTJETËSHKRIM
Fryma ngazëllyese
Mbështjell mushkëritë
Ato dalin e detit
Kontrast ngjyrash malli
Shpërthejnë fuqishëm
Cipëzën e fryer
Të mallit të trazuar
Jetë arti
E nënqiellit të hapur
-Hatashëm ëndrrat
M’i shprishë
Durrës, 07.07.2009
SHTEGTIM
Valëzat e detit
Shtegtojnë
Duke u përplasur
E shpërlarë rërën
Gjerësinë vertikale
Mijëra shpirtëra
Sfidojnë nxehtësinë
E mbretit
DRITJONË
E në barkun e detit
Anijet lehtas
Përkundin
Ecjen tonë
Durrës, 08.07.2009
DURRËSAKES
Ecë, ecë
Tok me rritën
-Flokët t’i shprishë
Erëlehta puhizë
E detit dallgë
Të lëkund
Peshkushe
Sykaltëroshe
Ah, moj
Shpirtbardhë
E bukur
Qafëgjatë
Durrësake
O Preshevare moj...
Durrës, 09.07.2009
Të Tjera
-
Albert Vataj: “Nân” e Alis, kanga e mungimit, zani i shpirtit qi u flet nanave e vetmimit që dhemb, përmes zanit t’bijve qi nuk kthehen (0m më parë)
-
Albert Vataj: Atentati që tronditi botën 45 vite më parë (14.05.2026, 06:56 PM)
-
Lazim Miftari: Trilogjia e njeriut (14.05.2026, 06:50 PM)
-
Albert Vataj: Djali që luante violinë në shi – homazh për Eliasin dhe tingullin që i mbijetoi terrorit të Holokaustit (13.05.2026, 06:55 PM)
-
Visar Zhiti: Plumba në kurorë (13.05.2026, 06:54 PM)
-
Driton Gashi: 70 Vjet Eurovision Song Contest (13.05.2026, 06:53 PM)
-
Engjëllushe Sheme Koltraka: Dodona Pellazge (13.05.2026, 06:44 PM)
-
Poezi rumune nga Mariana Bingert (13.05.2026, 06:43 PM)
-
Milazim Zeqiraj: Paqa, zog i humbur (13.05.2026, 06:38 PM)
-
Sevdail Hyseni: Bishti… (13.05.2026, 06:08 PM)
Në Fokus







