Ali Sh. Berisha: Ngjyje lotin
16.11.2010, 10:18 PM (GMT+1)
Ali Sh. Berisha
Ngjyje lotin
(në kujtim të Din Mehmetit dhe porosi për muzat e reja)
Ngjyje lotin muzë e dhembjes
ashtu siç ngjyhet penda në bojë
për këngën e bilbilit n’degë
që nuk ciciron më – oj
mbahje xhevahir në xhepat e mendjes
mbaje si diell që ngrohë po s’djeg
mbaje dhembjen dhe këngën vazhdo
Nën strehë të kullës
Mos e pusho
Të Tjera
Në Fokus








