Zejdush Kastrati: Doreheqje, zgjedhje, qeveri teknike
Doreheqje,
zgjedhje, qeveri teknike, koha po ecen... ?!
Nga Zejdush Kastrati
Pas protestave te fundit, te cilat, fatkeqesisht, edhe nje here eskaluan ne dhune, ska mbetur tjeter, dhe zgjidhjet e mundeshme, per te mos na ndodh "sindromi "si ne Shqiperi me 97 , duhet, se pari, me reflektu pushteti, ne veqanti, Qeveria, me veprime konkrete, dhe ate me doreheqje, qoft edhe doreheqje individuale si akte morale, (nese u ka mbet moral) te disa (zv) ministrave , apo me se miri, te vet Kryeministrit, sepse, gjate ketyre muajve, eshte akumulu aq shume energji negative, sa qe duhet domosdo, ventilim, perkatesisht shkarkim i kesaj energjie, ose te shkohet ne variantin tjeter, e qe eshte, organizimi i zgjedhjeve te reja, e pastaj, edhe me nje qeveri teknike, te perkrahur nga partite fituese, e cila do te angazhohej ne zbatimin me perpikeri te ligjeve dhe Kushtetutes, e kurresesi te vazhdohet ne pafundesi sic po ndodh gjere me tani, me akuza e kunderakuza, me ofendime e kercenime, nga cila do pale, qe gjithnje po tentojne dhe po adresojne fajin, tek njera- tjetra.
Me organizimin e zgjedhjeve e reja, jo qe ndoshta do te kete ndryshim shume te madh, sa i perket konfiguracionit te ketij spektri aktual politik, por eshte shume e preferuar dhe e shnetshme, ne veqanti, per momentin neper te cilin po kalon vendi jone, te merret, si shembull apo yrnek, edhe modeli i qeverisjes ne Kroaci, nje qeveri teknike, pra, gjithesesi e pekrahur nga gjitha partite fituese, por edhe spektri tjeter politik, me nje kohezgjatje te caktuar, e zgjedhur nga njerez kredibel dhe profesioniste, qofte edhe nga jasht(ne Kroaci eshte emeruar kryeminister z. Tihomir Oreshkoviq, nje kroat i sjellur nga Kanada e larget, qe nga mediat kroate, eshte vleresuar, se nuk po e dine mire as gjuhen krotate, por i kalibrit nderkombetar).
Ne pytje eshte shteti, e jo interesi partiak e individual, andaj, si ne familje, qe gjithnje kerkohet qe kryefamiljari, duhet te veproj, edhe kur femiu eshte i djallezuar, problematik, hajn.. .shumehere, per hire te familjes, behen edhe kompromise te dhimbshme, edhe ne kete rast, i pari, duhet te reflektoj, ai qe eshte ulur ne krye te vendit, se, koha, nuk po pret....


