Florim Zeqa: Lamtumirë Rugovë, lamtumirë LDK!
Lamtumirë Rugovë, lamtumirë LDK!

Ka vite dhe dekada që tri shkronjat e
arta-LDK ofshajnë: ofë, ofë, ofë, ufa, ufa, ufa, wau, wau, wau nga dhunimi i
hamshorëve që pamëshirshëm e shkërdhyen LDK-në post-Rugoviane!
Sikur të flisnin shkronjat
Sikur të flisnin shkronjat, sot do të
piskatnin në kupë të qiellit:"Mjaftë më, boll na shkërdhyet për së
vdekuri"!
Sërish vazhdojnë ankimin tri shkronjat
LDK: "Po qysh nuk po merrni vesh o të mjerë se edhe Ne bashkë me Rugovën
kemi ikur në përjetësi 20 vite më parë!
Prandaj, edhe unë sot po flas me gjuhën
e shkronjave:
Homazh me shkronjat e shpirtit për LDK-në
Rugoviane
Sa fortë po më dhëmb shpirti që nuk
munda të marr pjesë në funeralin tënd!
Ngase, nga të gjitha anët isha i
bllokuar nga yryshnikët e pushtetit dhe sundimtarët e LDK-së post-Rugoviane, të
cilët i fashitën tri shkronjat e arta 'Tre Pash nën Dhe'!
Ndjesë dashuria (partia) ime e parë dhe
e vetme e jetës time që nuk munda të të nxjerrë nga duart e uzurpatorëve dhe
kthetrat e varremihësve kobëzi!
Ndjesë miq dhe mbështetës besnik në
qëllimin fisnik për ringritjen e LDK-së!
Turpi i mbuloftë miqtë e rremë që
heshtën dhe ata që më kundërshtuan në misionin fisnik!
Lavdi LDK-së Rugoviane (23 dhjetor
1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e
tij, zhdukur nga faqja e dheut nga Lumir Abdixhiku dhe klanorët e tjerë më 30
korrik 2026!
Ata (ato), delegatët që me votën
(shpirtin) e tyre të shitur e varrosën përfundimisht frymën rugoviane në këtë
subjekt emblematik të historisë së lavdishme 17 vjeqare të shqiptarëve të
Kosovës do të mbetën faqe e zezë e historisë!
Kot
kemi humbur kohë që 20 vite rresht duke shpresuar, nuk ka më frymë rugoviane në
LDK!
Me
vdekjen e liderit shpirtëror, hyjnorit Rugovë, është dashur të shpallet e
vdekur edhe LDK-ja!
"Janë
këto fjalë të idhëta, por të vërteta...", kishte thënë rapsodi popullor
pas vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, por akoma më të idhëta dhe
më të rënda po më duken sot fjalët, kur po i themë Lamtumirë Rugovës, lamtumirë
LDK-së!
LDK-ja
rugoviane dhe Rugova për shqiptarët mbetën dy simbole të shenjta të historisë
së lavdishme kombëtare, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në
kujtesën historike të brezave.
Deri
me 30 korrik të këtij viti jam angazhuar me tërë qenjën fizike dhe shpirtërore
për shpëtuar atë pak frymë rugoviane që kishte mbetur në këtë parti, por kot,
ngase varrëmihësit e saj ishin të shumtë dhe të fuqishëm kundrejt mbrojtësve të
pakt dhe të pafuqishëm të kësaj fryme në LDK!
Tani
e tutje ky subjekt mund të ndërroj edhe emrin e subjektit, mund te quhet si të
donë shumica e klanorëve ("Lidhja e re" apo "Rruga e re"),
pasi më nuk e mbanë targën rugoviane.
Uzurpatorët,
puçistët, zvarranikët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do
ta bartin targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës
rugoviane! Brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një
trashëgime me vlerë kombëtare.
Vazhdoni
t'i shkërdheni tri shkronjat "LDK", por jo edhe mundin tim!
Nga kjo "LDK" do të ikte edhe
Ibrahim Rugova
Në fund të këtij shkrimi memorial, ju
drejtohem të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve besnik: "Faleminderit
për respektin dhe mbështetjen e sinqertë që e treguat ndaj meje, por unë me
dhëmbje shpirtërore dhe zemër të thyer më duhet
t'ju informoj, si më poshtë: "Unë
Florim Zeqa pas 37 vjetësh veprimtarie të pandalshme, nga sot, ditë e enjtë,
30.07.2026, nuk jam më anëtarë i LDK-së"!
Asnjëherë
dhe në asnjë kohë nuk kam vrapuar pas posteve e privilegjeve, por kam vrapuar
pa u ndalur edhe në kohërat më të vështira për interesat e popullit dhe vendit
tim të shenjt.
Shpallja
e kandidaturës time për kryetar nga fillimjanari i këtij viti ishte përpjekja e
fundit për ta shpëtuar LDK-në, ishte qëllimi im fisnik për ta nxjerrur LDK-në
nga kthetrat e uzurpatorëve dhe klanorëve morbid!
Kjo
që ka mbetë, nuk është LDK, këto janë vetëm klane mafioze dhe grupe të
interesit, pjesë e të cilave nuk kam qenë dhe as që do të bëhem ndonjëherë!
Nga sot e tutje do të mbetëm vetëm
ushtarë besnik i atdheut dhe gardian i interesave të bashkatdhetarëve
(mërgimtarëve) kudo që ndodhen ata, në Kosovë apo në vendet evro-perëndimore!
Lamtumirë Rugovë!
Lamtumirë LDK!
Florim Zeqa-veprimtar i orëve të para, ish
kandidat për kryetar të LDK-së!
Nga
tani e tutje, gazetar dhe analist i
pavarur politik!
Orsago (Itali), 30.07.2026


