Gjon Keka: Besimi është i lirë, figurat kombëtare janë të paprekshme

31.07.2026, 06:54 PM (GMT+1)

Secili ka të drejtë të besojë ku të dojë, por askush nuk ka të drejtë të njollosë apo sulmojë figurat tonë themeltare kombëtare

Nga Gjon Keka

Nuk urrej asnjë religjion; secili ka të drejtë të besojë ku të dojë dhe të mos besojë.

Në fakt, unë kam lindur në një familje shqiptare myslimane, ka vite që jam kthyer te rrënjët e mia të lashta arbërore, respektivisht te rrënjët e Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit, Idriz Seferit etj; i ndjeri babai im ishte një shqiptar i mirë, shok i ngushtë i atdhetarit Metush Krasniqi, pastaj nënën, vëllezërit e motrat, familjarët, kusherinjtë etj., që janë shqiptarë myslimanë, i respektoj e i dua.

Por unë jam kundër dhe gjithmonë do të jem kundër errësirës ideologjike të radikalëve islamikë, të cilët shajnë, njollosin figurat kombëtare dhe mohojnë identitetin kombëtar iliro-arbëror, europian, dhe vetë gjuhën e kombit tonë.

Kështu që vetëm të bashkuar si vëllezër e motra, si në kohën e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), ne mund të arrijmë gjëra të mrekullueshme, ta lulëzojmë atdheun tonë dhe ta integrojmë në familjen europiane, aty ku e ka vendin e natyrshëm.