Xhevahir Cirongu: Dallgët e detit më bënë shoqëri….!

18.06.2024, 06:54 PM (GMT+1)

Poezi nga Xhevahir Cirongu

Dallgët e detit më bënë shoqëri….!

Pas kaq vitesh si për çudi

Si fluturat mbi lule kujtimet erdhën,

Qetësisht u ulën në shtratin e lumit

E puthën butësisht lotin e gurit.

Nuk desha të largoj vështrimin që aty

Se  një pulbardhë i këndonte dashurisë,

Edhe qielli blu krahapur mbante ca re

Bashkë mbi gurë qëndronim edhe ne.

Nga ç’shteg kujtimet aty  erdhën,

As vet s’po di ky lum kujtimesh;

E piva kafen ashtu në vetmi.

Në heshtje dallgët e detit erdhën,

E më bënë pak shoqëri!

Durrës , dt. 18 qershor 2024