Vladimir Shyti: Rrëmbimi i Nënës!

2h më parë

Përshkrim

Rrëmbimi i Nënës!

Nga Vladimir Shyti

Mbas vdekjes së babait,postieri më solli në shtëpi një flet-thirrje nga gjykata e qytetit Durrës.Bianka,ime shoqe më vështroi disi e ngrysur e me një ngërdheshje ngurruese.Gjaku më kishte vërshuar në kokë.Fsheha fytyrën pas flokëve dhe u mundova me zor të tundja kryet në shenjë pohimi,duke menduar një aksident hekurudhor ku kisha përplasur me tren një automjet që më kishte prerë rrugën e hekurt para një jave.Më dukej absurde kjo thirrje,por gruaja ishte tepër e kujdesshme dhe e vëmendshme dhe një shpirt tepër të kulluar që të dyshonte në çiltërsinë time.U përhumba,ajo u afrua duke mbyllur derën e më kapi te krahu.

-Një pasojë e aksidentit…-belbëzova midis dhëmbëve.

Bianka më shmangu për pak çaste dhe i hodhi një shikim të shpejtë asaj cope letre.Sa më shumë që më shmagnin sytë e saj,aq më tepër këkonin të mitë.Dhe,sa më shumë më përvidhej ajo,aq më të pamundur e kisha të mos pyesja veten:përse?

-Vëllai yt dhe tre motrat e tua janë bërë bashkë dhe kërkojnë pjesën e tyre nga babai,-dhe sytë e saj po ndriçonin një shteg të errët,i cili të shpinte drejt të panjohurës.

Vështrova dashurinë e gjakut tim dhe më kapi frika.Mendova tufa trëndafilash në dammar të përgjakur dhe kora të thara në lëkurë,si tri pikat në fraza të pathëna.Po,ishte më tepër se kurrë vetja ime.Ishim katandisur thuajse në zero me atë mënyrën tipike shqiptare që nga ardhja e demokracisë,ku kishte humbur virtyti familjarë.

E kisha të pamundur të kuptoja ndjesitë që më krijonte ky veprim nga të dashurit e mi,që në ato çaste e më tej u bënë shumë të largët.I përhumbur në mendime për ta,u krodha në mendime që më tëhuajëzonin nga bota,saqë nuk dëgjoja as kërcitjen e parketit kur hyra në dhomë.Qendrova në këmbë i heshtur në mes i gozhduar në vend.Papritur,ajo thirrje gjyqsore administrative m’u dukë e ekzagjeruar,e pabesueshme,tallje,apo…!

Ime shoqe më vështronte si një i huaj.

Përballja që më priste me gjakun tim më tmerronte dhe më turpëronte.Përballje të këtillë kisha dëgjuar shpesh,por që të më ndodhte mua as ndërmend se kisha çuar.Unë nuk isha nga ata që viheshin në garë për gjithçka,megjithatë…Zemra po më rrihte fortë.U shemba mbi divan pa shpëtim në ankthet e mia dhe bota humbi dritën e diellit.Tashmë një arsye e shpjegueshme,gjoksin ma pushtoi një pasiguri.U përpoqa ta pengoja,por ajo më depërtoi në zemër,meskine,inatçore,njollosëse.

Bianka më përmendi,vështrimet na u përplasën.Po ngulçoja ende isha i pa kuptuar në dielmë.

-Bisedo me nënën tënde,nuk mendojë se ajo është në dijeni,-u duk sikur ajo ato fjalë i shqiptoi me mundim,që tronditi pjesët më të thella të qenies sime.

E vështrova me sytë plot dëshpërim.

Sakaq u dëgjuan hapa në koridor dhe nëna hyri në dhomë,duke u kollitur.

I fola rreth çështjes,ajo vetëm ngriti supet,ma përshkoi fytyrën si të ishte në lot.Bebëzat e syve të rrudhosur iu errën si diamante të ngrira dhe humbën atë pak shkëlqim që i kishte mbetur.

-Babai u dha bekimin para se të mbyllte sytë përgjithmonë,-zëri nënës nuk kishte ashpërsi.Uli kokën thinjoshe dhe vështrimi regëtiu mbi dysheme.Më pas duke u kthjelluar shtrëngoi sytë dhe me hapa që më vështirësi i hidhte,duke iu marrë fryma kaptoi pragun e derës.

Ishim bërë shumë të vegjël,si në fëmijëri kur,nëna na udhëzonte përgjithça që ajo e shihte me syrin e gabimit.Kishte disa sëmundje,që hera,herës preknin dhe anën mendore,nuk fliste shumë,por në disa raste,zonat e hijes që e rrethonin ndikohej nga fjalët,sidomos nga pëshpëritjet e Kezes,motrës sime të madhe,ku dhe dy djemtë e saj u rritën në shtëpinë e prindërve,ku jetoja edhe unë me familjen time.Diçka kishte ndodhur midis sime mëje dhe asaj,ku Kezja kishte arritur një pothajse pushtet autoritar mbi nënën tonë,por edhe në fëmijët e tjerë,kjo u pa sheshazi,që ata e mbështetën në kërkesën e saj në përfitimin e pjesës së babait dhe më pas të nënës.Ajo ishte kthyer në një shtazë elegante me gëzofin më të bukur të mundshëm,vetëm se brenda vetes fshihte një shpirt të egër dhe të paparashikueshëm,hera-herës të frikshëm,çka e bënte të paafrueshëm prej kujtdo qoftë.Ligësia po i deformonte fytyrën,sidomos kur burrë e grua u rreshtuan në radhët patronazhistëve të partisë në pushtet dhe në spiun të policisë.

Përballjet në seancat gjyqsore u bënë një torturë si për mua dhe gruan time,Kezja kurdoherë nxirrte arsye të ndryshme që më ndalonte të kuptoja: sa herë që i afrohesha dhe i bëja bllokadë,më kafshonte me fjalë,krijonte disa situata në të cilat ajo sillej në mënyrë të pakuptimtë e kundërthënëse,sa nuk arrija ta kuptoja ku donte të dilte.

Mardhënia ndërmjet vëllait dhe motrave u bënë,pra,më tepër se kurrë të dobta nga shpifjet.Kezja vazhdonte të thurte intriga kundër meje,nuk e lejonte nënën të jetonte me mua.Hapi fjalë se unë dhunoja nënën duke shfrytëzuar alkolin,që ajo në shumë raste ma serviste vet kur pinim kafen e mëngjezit dhe,asnjëherë nuk ankohej si në seancat gjyqsore dhe, në banorët e apartamentit ku jetonim.Kezja herë pas here e merrte nënën në apartamentin e saj,por kjo gjente rastin dhe largohej nga e bija,nuk fliste fare vetëm mërmëriste nënë buzët e rreshkur saqë të jepte përshtypjen e një kalimi torture.Së fundi shpërtheu duke kundërshtuar ecejaket,ndërsa sëmundja depërtonte në trupin dhe në shpirtin e saj tashmë të mplakur.Në sytë e saj dallova një hije të zezë dhe me vështrimin e mbërthyer tek unë e me buzët si gjithmonë të mbyllura,mërmëriti:-Mos…më largoni!

Gjykata administrative vendosi që apartamenti të kalonte në pronësi të familjes time dhe,unë duhej të paguaja një shumë parash pjestarëve të familjes së madhe,që të merrja çertifikatën e pronësisë.Atëhere Kezja e zemëruar u hodhë në sulm frontal.

Atë ditë sapo mbrrita nga turni natës në shtëpi,nëna më thirri nga dhoma e saj.Mendimi që ajo ishte mirë me shëndet,më ndezi një flakë nga brenda.Kalova koridorin,ajo kish mbështetur njerin sup te pragu dhe më kishte ngulur sytë.Figura e saj m’u duk sikur e zbardhi më tepër dritën e atij mëngjezi,e kishte ndjerë ardhjen time dhe kishte pregatitur kafetë.I buzëqesha dhe e rroka në qafë duke u ulur në divan pranë njeri,tjetrit.Në atë çast ajo mori shkëlqimin e përrallave që vetëm unë mund ta shihja.

Sakaq u hap dera kryesore,një zë i fortë më preku në thellësi e m,u shkri ndër deje.Brofa në koridor,sytë e nënës në të qarë më ndoqën me një saktësi të pagabueshme.Kezja i ndjekur nga një nip i yni hyri vrullshëm dhe pa përshëndetur urdhëroi nënën të bëhej gati,pasi do të shkonin diku,që ajo nuk e shprehu se ku.

E vështrova inatçor nga efekti që ushtronte tek nëna.Mu rrotullua mendja,një zemrim i pazakontë,përbuzje apo lëndim nga sjellja e saj,po më shponte krahërorin me qa forcë,sa gati po më shkaktonte dhëmbje.

Nëna për herë të parë e kundërshtoi,Bianka e tensionuar hyri në dhomë pafolur dhe mori anën e së vjerrës,e cila dukej si preh e së bijës.Pastaj,disi e bindur vetëm hodhi krahëve një triko pis të zezë.Më kapi nga dora.Ky gjest më fërgëlloi.Isha tepër i trallisur që të mund të flisja,ndaj shfryva mllefin e grumbulluar dhe qëllova me shuplakë Kezen.Im nip tentoi të nxirrte një dorezë të hekurt nga poshtë setrës,por ime shoqe e ndali,duke i folur  djaloshit me ngut,por me mirësjellje,që e bëri atë të tërhiqej menjëanë duke u përplasur me raftin.

-Kthehem shpejtë,-një zë i akullt çau ajrin dhe unë u bllokava nga toni nënës.

-Ky është rrëmbim,-ngrita zërin.Isha shumë lëmsh dhe i trazuar,e kështu nuk po vija dot rregull në mendime.Nuk mundesha t’i interpretoja këto gjeste të motrës time.

-Ju jeni djall,-tha dhe Bianka duke i bërë me shenjë së vjerrës,që të mos shkonte pas së bijës.

Kezja me fytyrë të skuqur i futi krahun nënës me forcë.Mbeta i mbërthyer në vend,ndërkohë që sytë e mjergulluar më rrëshqisnin në koridorin e ndriçuar si një diell mbuluar nga retë.Nëna te   dera e jashtëme ktheu kryet nga unë dhe ime shoqe,por Kezja e tërhoqi me të shpejtë jashtë apartamentit.

Nëna e rrëbyer nga e bija nuk u kthye më në shtëpinë e saj.Zyra përmbarimit vendosi ta nxirrte në ankand apartamentin pasi unë nuk e kisha shumën e duhur për të paguar Kezen,e cila kishte mashtruar vëllain e dy motrat ,se do t’u jepte pjesën e tyre.Kështu,që unë braktisa shtëpinë i detyruar duke marrë një shumë modeste,ku dhe humba në llumin e gjakut tim.