Përparim Hysi: "Xixa" qershori

23h më parë

"Xixa" qershori

(cikël me poezi)


Nga  Përparim Hysi


1.  Ç'është  ky fustan?


Ç'është ky fustan kaq i hapur,

Ku gjiri duket  "lisho"?

Sado plak,mbeta gojëhapur,

Se nuk mundem që të mbajë"iso" !!!


Ti gojën e shpie vesh më vesh

Mu në sy ma ngul vështrimin

Dhe më duket sikur më"përqesh"

Pse e mundon,Përparimin?


Pusullën gati e humbas

SE gjiri sikur ma bën me sy

Fustanhapur gati sa nuk po plas

Kam një neps që vet e di.


Kush ka"faj",hajde dhe ma gjej

Malli nuk njeh fare arsye

Fustanhapurën e mbërthej,

E ku pyes unë për"ligje"?!!!


2 E fus veten në"gajlera"


E fus veten në "gajlera" dhe tani, në  pleqëri

Ja ku erdhi symëshqerra,edhe  mua ma bën me sy.

Mua tak ma bën me sy (ajo,haptas kërkon  "sherr")

Të më plasin që të dy, le të vete në"esfel".


Se m'i ngul sytë si shtizë dhe aspak nuk m'i   shqitë

Në kërthizë të pleqërisë, gati më luajtën  "burgjitë".

E ç'më polii groshi mua, desha, s' desha  hyj në"valle"

Symëshqerra "qesh" me mua, sikur s'di  ta kërcej atë"valle".


3.Sytë  e mi


Sytë e mi rrëshqasin në të çarën e fustanit

Aty ku"fshihen" dy gjinj të rrumbulltë

Gati t'ia jap shpirtin shejtanit

Aq jam i"trumbullt".


Pastaj pashë buzët të kuqe si vishnje të pjekura

Dhe trupin e drejtë,bërë si me porosi.

Të gjitha,ç'shoh, më çuan në"kohë të vjetra"

EH! Ende shtiien çikë,këta sytë e mi.


4. Lirikë   baritore


Në çaire, shumë kohë tutje, tek sodisja barin e njomë

Kur ende isha me"huqe" ( s'i kam lënë në moshë të vonë)

Erdh një vashë,mirëse erdhi,por më duket do "kullotë"

Ende qeshë pushtuar nga nepsi( për "kësi punësh" unë jam zot!)


"Aventurën" s'e kërkova,po më erdhi pa pandyer

Vashën unë e përqafova,se më qe mjaltë e sheqer.

Dhe aty,tek çahiri, mu mbi barin e njomë

Pesë para vajti sehiri,jo tani, në moshë të vonë.


5.  Ti je e bukur


Ti je aq e bukur,( si lumturia e një tjetri) ?!!!

Këto që them,nuk i ke ndierë kund.

Pse, a nuk mësojmë nga të vjetrit?

Si ti nuk ka një të bukur,askund.


Ke një trup të drejtë,si kavak

NJë vetull të hollë si fiskajë

Kur qesh,je si zambak

Që ka çelur i plotë,në maj,


Sytë i ke të mëdhenj si filxhan

Qepallat të gjata me bisht

Mëdysh ndahet imi xhan

Që t'i puth ata dashurisht,


E brishtë si një shelg vajtues,

Por mbushur plot limfë e jetë

Ndaj nuk i them vetes dot"sus",

Të dua dhe tani në"moshë të tretë".

Tiranë,8 qershor  2026