Veneta Çallpani: Në kërkim...
22.01.2014, 08:50 PM (GMT+1)
Veneta Çallpani
NË KËRKIM…
Në kërkim të ëndrrës
U ndesha me realitetin
Në kërkim të së vërtetës
Kuptova se disa gjurmë mbesin..
Me të kaluarën u ndesha
N’kërkim të fatit,për atdheun tim
Ishte e dhimbshme…
Tek e ardhmja u mundova të gjej shpëtim
Në kërkim të së ardhmes
U ndesha me “sot”
Ndryshimi fillon këtu
Por e vetme nuk ia dal dot
Prandaj,në këtë kërkim të gjatë
Të rrugëve pa kthim
Kam nevojë për njerëzit,
Njerëzit e atdheut tim
Të Tjera
Në Fokus










