“Trojet e Arbërit”: Ngushëllim për Klara Mirakaj Merlika
Nue Oroshi me Familjen Merlika
Telegram Ngushëllimi i Shoqatës " Trojet e Arberit " me rastin e ndarjes nga jeta të simbolit të kampeve të internimit në Shqipëri Klara Mirakaj Merlika
- I nderuari studiues e atdhetar Eugjen
Merlika,
- E nderuara familje e ngushtë dhe e
gjanë e Klara Mirakaj Merlika,
Shoqata
"Trojet e Arbrit" me pikllim të thellë e mori lajmin e hidhur për
kalimin në amshim të antarës sonë Klara Mirakaj Merlika. Klarën në moshën 10
vjeçare e ndoqi një fat i zi vetëm e vetëm për shkak se i takonte një familje
atdhetare që punoj për bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Ajo kishte babë
atdhetarin Bashuk Bib Mirakajn si dhe xhaxha ministrin e mbrendshëm Kolë Bib
Mirakajn i cili ishte një atdhetar i kulluar i Shqipërisë Etnike. Ai përveç se
ishte atdhetar ishte edhe humanist ku në rrethana shumë të vështira shpëtoi me
mijëra hebrenj në Shqipëri duke i paisur me pasaporta shqiptare dhe duke i
strehuar në familje shqiptare. Ardhja e frymës pansllaviste në Shqipëri ndryshoj
çdo gjë për të keq.Lotët e gjakut të Pater Anton Harapit treguan qartë se
Shqipëria dhe Kosova kan rreshqitur në një ideologji të flliqtë qe tash afër
një shekull që nuk po e marrin veten. E Klarës së vogël 10 vjeçare i ra fati që
për 45 vite të kaloj jetën e saj në Kampin e Beratit,në Kampin e Savres se
Lushnjës dhe në Kampin e Tepelenes. Edhe përkunder këtyre veshtirësive Klara
gjeti forcë që në ato rrethana të vështira të krijoj familje, ku u martua me
djalin e Mustafa Merlika Krujës,me Fatos Merlikën,ku nga kjo martesë e vështirë
e lindën një vajzë të vetme. Pas ardhjes se Demokracisë Klara me plot shpirt
dhe më një përkushtim të palodhur u angazhua me plot fuqinë e mendjes që të
dëshmoj masakrat dhe tmerrin që e kishin përjetuar familjet shqiptare nëper
kampet e përqëndrimit në Berat,Tepelenë,Lushnjë dhe shumë kampe të tjera ku
kanë vdekur me mijëra fëmijë dhe gra. Klara e dha një kontribut të madh edhe në
Shoqatën Trojet e Arbrit duke marrë pjesë krahë studiuesit dhe atdhetarit
Eugjen Merlika. Ishte shumë e emocionuar dhe e gëzuar kur ndëgjonte dhe
rrëfente për atdhetarët e Shqipërisë Etnike. Kur e vendosëm bustin e
Kryeminsitrit të Shqipërisë Etnike Mustafa
Merlika Krujës në Krujën legjendare ajo
pas zbulimit të bustit bisedonte me Mustafën duke i thënë: "Se ndihëm
tepër e gëzuar që e prita këtë ditë që ta zbulojmë bustin tënd, sepse ti
Mustafë ishe një atdhetar i kulluar dhe i pastër i Shqipërisë Etnike ".
- Të nderuara familje Merlika –Kruja,
Bëhuni
të fortë që ta përballoni këtë dhimbje të madhe. Por dhimbjen duhet ta kaloni
me forcë për faktin se Klara shkoi në jetën e amshuar, por kujtimet për të
zezat e komunizmit, për vrasjen e fëmijëve dhe grave i la të shkruara në letër
dhe i botoi në libër.
Në emër të Shoqatës "Trojet e Arbrit" ju ngushëllon Nue Oroshi, Kryetar











