Thani Naqo: Përgjërohem veç për ç-prek e shoh

05.03.2014, 07:44 PM (GMT+1)

Thani Naqo

 

PËRGJËROHEM VEÇ PËR Ç-PREK E SHOH?

 

Pse ma përmend të bukurën Afërditë,

Universet, që s-duken, mos m-i kujto.

S-dua t-ja di në gjallojnë perënditë,

Përgjërohem veç për çfarë prek e shoh.

 

Pse m-i përmend poetët e vjetër,

Homeri qetohet gdhendur në shkëmb.

Fatlum, mes pyllit, nëse një ketër,

Emrin ma gdhend me thonj e dhëmb.

 

Hiqe nga mendja Afërditën e bukur,

Perëndeshë e bukurisë për mua je ti.

U njohëm e u puthëm në kohën e duhur,

Dhe as e dinim në kish perëndi.

 

2014