Tahir Bezhani: Përkujtim dhe nderim heroit të popullit Fadil Hoxha
Nga
Tahir Bezhani
Me
datën 21.prill,2026 Organizata e Veteranëve të Luftës Antifashiste
Nacionalçlirimtare të Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualeve
“Jakova” të Gjakovës, në sallën solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, organizuan manifestim përkujtimor në shenjë respekti e
nderimi të figurës historike të heroit të popullit, Fadil Hoxha, si dhe shënimi
i 110 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetori i vdekjes-(15.05.1916-23.o4.2001)
Këtë
manifestim përkujtimorë e hapi kryetari i LANÇ për Gjakovë, z. Gazmend Hoxha,
duke falënderuar dhe vlerësuar pjesëmarrësit në këtë takim të veçantë. Ai
theksoi rëndësinë dhe peshën e këtij manifestimi në të cilin morën pjesë numër
i madh intelektualësh nga Gjakova dhe mbarë Kosova, doktorë shkencash e
profesor universitetesh, të cilët folën për figurën madhore të heroit Fadil
Hoxha.
Në fjalën e tij, kryetari i SHI.”Jakova”, Prof. Dr.
Ruzhdi Sefa, që në fillim potencoi se SHI” Jakova” në cilësinë e
bashkorganizatorit të solemnitetit përkujtimor, kushtuar Fadil Hoxhës, e ndjek
me vëmendje interesimin dhe reagimet e
shprehura në opinion publik lidhur me ngjarjet. Duke qenë e vetëdijshëm për
ndjeshmërinë që lidhen me periudha të
caktuara historike dhe me figurat që i kanë shoqëruar ato, Shoqata jonë
konsideron se qasja më e drejtë dhe më e dobishme për shoqërinë është ajo që
mbështetet në trajtim të argumentuar, profesional dhe të paanshëm.
Për figurën e heroit, Faditl Hoxha, kanë folur edhe
personalitete që kanë kaluar vite në burgjet jugosllave, dmth.
kundërshtarë politik të sistemit që ka shërbyer Fadil Hoxha, por gjithnjë me
fjalë të zgjedhura e lavdëruese. Adem Demaqi, figura e rezistencës së kombit,
pos tjerash për Fadil Hoxhën ka thën:”
Fadil Hoxha ishte një politikan që në kushte të jashtëzakonisht të vështira,
përpiqej të nxirrte maksimumin për shqiptarët”. Ndërsa,” Emrush Xhemajli, ish i
përndjekura politik, në portretin për Fadil Hoxhën, kur pyetet se nga e morët,
thotë” Fytyra është nga fotografitë, pjesa tjetër është nga imagjinata ime për
një komandant, për një trim”.
Intelektuali i mirënjohur, një figurë kritike dhe e
pavarur e mendimit shqiptar, ka dhënë një dëshmi domethënëse duke shtuar se:” Fadil
Hoxha ka mbrojtur intelektualët shqiptarë në momente të rrezikshme duke
ndërhyrë që ata të mos ndiqeshin më tej. Në një kohë kur presioni ndaj mendimit
të lirë ishte i madh, kjo mbrojtje nuk ishte vetëm akt politik-ishte akt
njerëzor.”
Për figurën madhore të heroit Fadil Hoxha, u lexuan
disa kumtesa nga personalitete të dijes shkencore ,kumtesa në te cilat u
vlerësuar roli historik i Fadil Hoxhës në kohë tejet të vështira e delikate.
Prof. Dr. Alban Dobruna, në kumtesën e tij “Kontributi i heroit Fadil Hoxha gjatë Luftës së Dytë
Botërore”, potencoi rolin dhe rëndësinë e Konferencës së Bunjaj, refleksionin e
Konkluzave të Bunjat ku përfshihej e drejta për vetëvendosje e popullit të
Kosovës për bashkim me Shqipërinë, pas luftës.
Prof. Dr. Teuta Shala, në kumtesën e saj, ”Kontributi i Fadil Hoxhës gjatë viteve 60-80-ta”,ku theksojë rolin strategjik të heroit për zhvillimin e vendit
-përmes shkollimit të gjeneratave te reja, në zhvillim ekonomik, kulturorë dhe aspekte tjera të jetës shoqërore.
Mr.SC Bashkim Hisari, nënkryetar i
LAÇ të Kosovës, në kumtesën e tij:” Dimensionet e veprimit politik të Fadil Hoxhës përballë kontrollit
të strukturave serbo-jugosllave”. Që në
fillim të kumtesës,z. Hisari,njëri ndër bashpuntorët gjatë jetës dhe punës së
Fadil Hoxhë në kryesi të shtetit të ish Jugosllavisë, theksoi: “ Në këtë tubim
nuk synoj të përkujtoj ndarjen nga jeta
të heroit t popullit, Fadil Hoxha, por
të në pah dhe nderoj veprimtarinë, veprimtarinë, vlerat dhe kontributin e tij
të çmuar për kombin dhe për Kosovën-një trashëgimi që nuk mund të përfshihet
apo të trajtohet në mënyrë të plotë brenda një kumtese dhjetëminutëshe sepse
Fadil Hoxha, pa asnjë dyshim, ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme
në historinë politike shqiptarë.”
Mr. Bashkim Hisari, ndër njohësit më të mirë të punës
konkretet të heroit Fadil Hoxha, dha pasqyrë argumentuese nëpër të gjitha
etapat historike të punës patriotike të Fadil Hoxhës për të drejtat e
shqiptarëve në Kosovë. Radhazi potencoi përpjekjet e Fadil Hoxhës në shtetin jugosllav që nga pas LDB e deri ne
vitin 1981,duke theksuar momente tejet të ndërlikuara të situatave të kohës.
Zotëri Hisari veçoi momente të ndryshme, por nga më i veçanti reflektuar rasti
i mbledhjes në Beograd me 2-3 prill 1981 ku shqyrtohej situata ne Kosovë e ndër
të tjera potencoi:” sipas stenogrameve, Fadil Hoxha kishte deklaruar se ”Kosovës
po i vritet rinia shqiptare,” ndërsa Nikolla Lubiçiç, ishte përgjigjur se po luftohen
“terroristë dhe armiq shqiptarë” .Debati është tensionuar deri në atë shkallë
sa disa burime raportojnë edhe për
përplasje fizike, gjuajte me taketuke e gjësende tjera. Kumtesa e z. Bashkim
Hisari ishte njëra ndër kumtesat më të mira të këtij takimi.
Me dashamirësi e respekt të veçantë u prit fjala emocionuese
e Lekë Hoxhës, kryetar i
Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe djali i heroit të popullit
Fadil Hoxha. I ndërtuari Lekë Hoxha, falënderoj thellësisht folësit për jetën
dhe veprën e babait të tij, Fadil Hoxhës, duke shtuar nga fjala e tij,
përjetimet e thella të babait si prind dhe hero i luftës dhe paqes, strateg i
ndërtimit të rrugëtimit drejt lirisë dhe bashkimit shqiptarë. Fadil Hoxha ishte
përkrahës i luftës së Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës.
Lekë Hoxha,djali i Fadil Hoxhës,gjatë ekspozeut ne
takim.
Heroi i popullit Fadil Hoxha vdiq në Prishtinë me
23.prill,2001 dhe u varros në Gjakovë. U përcoll me ceremoni të shtetit të
Kosovës organizuar nga Garda e Nderit t FSK-ës.













