Skënder Milaqi: Një stoli, një shpirt, një botë e tërë…
Një stoli, një shpirt, një botë e tërë…
Refleksione mbi librin e ri poetik të shkrimtarit Xhevahir Cirongu “Vetmi e stolit në park”
Nga Skënder MilaqiDjali
nga Skrapari Xhevahir Cirongu është një prej zërave me vlerë në letërsinë
shqipe.
Ai
e ka pasuruar fjalën artistike me zërin dhe botkuptimin e tija letrar. Ai ka
një veprimtari të matur dhe të ndjerë dhe ka arritur të ndërtoj një profil të
veçantë letrar i mbështetur në sinqeritetin artistik dhe përjetimin njerëzor.
Fillimet
e tij letrare janë të nisura herët që në revistat”Fatosi” dhe “Pionieri” të
kohës dhe më vonë duke e freskuar krijimtarinë e tij letrare të përjetuar mes
dy kohrave,asaj të realizmit socialist dhe postdemokracisë dhe kjo padyshim ka
lënë gjurmë në universin e tij krijues.
Këto
etapa historike nuk çfaqen në veprën e autorit si kronikë e thatë por si
përjetime të brëndshme të filtruara në ndjeshmërinë e thellë të tij.
Veprat
e tij tashmë janë 15,ku mund të përmendim disa:
Vepra
poetike:
-“Kush
ja shkeli syrin Ildës”
-“Kënga
e lotit”
-“Sikur
ta prekja diellin”
-“Vetmi
e stolit në park”
Vepra
me publicistikë:
-“Mall
nga oqeani”
-“Tomorri
qiell perendie”
-“Shtigjet
e vendlindjes”
Apo
libri me tregime
-“Misteri
i një gruaje”etj.
Gjithashtu
veprimtaria e shkrimtarit Xhevahir Cirongu shtrihet dhe si autor këngësh,të
cilët kanë lënë gjurmë dhe fituar çmime dhe në festivale kombëtare.
Stili
i tij letrar përqafohet nga :
-Një
gjuhë e thjeshtë dhe me ngarkesë emocionale
-Figura
metaforike të natyrshme dhe jo të sforcuara
-Realizëm
i ndërthurur me elementë simbolikë
-I
vëmëndshëm ndaj njeriut të zakonshëm
Tematika
e vepriptarisë së tij letrare është:
-vetmia
dhe kërkimi i kuptimit të saj
-Dashuria
dhe humbja
-Morali
dhe zhgënjimi shoqëror
-Dashuria
për vendlindjen,kujtesa dhe e shkuara.
Dhe pse nuk është ndër autorët më të mediatizuar,Xhevahiri ka ndërtuar një profil serioz në rrethin letrar duke u botuar brenda dhe jashtë vendit,në gazeta,revista dhe antologji të ndryshme.
Së
pari,më tërhoqi titulli i librit që do analizoj”Vetmi e stolit në park”,pasi
duke e lexuar,konceptuar dhe reflektuar me vëmëndje më bëri të ndjej poezinë e
Xhevahirit për thjeshtësinë e të shkruarit,konceptin e mendimit dhe mesazhin
letrar të përcjell në realitetin ku jetojmë.
Xhevahiri
në një pjesë të mirë të poezive ka nuanca të ëmbla folklorike si më poshtë:
Poezia
“Ca fjalë më tha nëna” citohet:
Prit
moj pak të takoj,
Ca
fjalë të bisedoj,
Te
kodra çel lule thana,
Atje
mori udhë fjala.
Prit
moj sa të dalë hëna,
Ca
fjalë të tha nëna,
Lulen
që të fali djali,
Ështlë
si ylli që ndriçon malin.
Apo
poezia”Sa lezet na ka kënga” ku citohet:
Me
dëshirë këngën këndoj,
Të
dëgjojnë yjet në qiell,
Bora
zbardhi nëpër male,
E
gjithë bota në këngë e valle,
Ti
mos qaj o zemra ime,
Dhe
nga sytë s’duam më lot,
Covidit
i thamë ikë,
Se
nga ky s’kemi frikë.
E
bukur dhe poezia”Lotët e kujtimeve” ,kushtuar përvjetorit të humbjes së nënës
ku citohet:
E
putha me mall foton në mermer,
Ca
fjalë nga nëntoka seç më thanë,
“Të
lutem biri im mos qaj,
Mjafton
një tufë lule ti kem pranë,
Kujtimet
le të flasin pas kësaj me radhë”.
Poezia
nostalgjike për Tomorrin,
”Tomorricë
moj zonjë mbi zonjë” ku citohet:
Tomorricë
moj zonjë mbi zonjë,
Gjithë
fshatrat të rrinë kurorë,
Kryelartë
je moj Tomorrocë,
Ku
flet shqipja jonë Didonë.
……
Tomorricë
moj lule mbi shkëmb,
Historitë
gdhendur në këngë,
Thuaja
moj edhe njëherë,
Zemra
jonë për ty do flejë.
Dhe
“Vajzë shqiptare moj dritë dielli” ku autori citon:
Herë
me valle,herë me këngë,
Vajzë
e shqipes të kemi thënë,
Më
ke vajzë,të kemi nënë,
Te
atdheu rritur rrënjë.
Poezi
me ndjenja dhe dhimbje për emigrimin:
Në
poezinë “Sirtare të zbrazur” citohet:
Një
zë i trishtuar me dhimbje më foli,
Ishte
zëri i dhimbjes për atë shtëpi,
Dhe
gjurmët e hapave të fëmijërisë,
Sirtarët
e zbrazura me vështrimin në qetësi.
Në
poezinë në “Në traget”citohet:
Nuk
di se ç’ndjeva atë çast,
E
gjithë bota mu drodh nën këmbë,
Vështrimet
e tim biri flisnin shumë,
Edhe
gurët e zemrës s’fjetën gjumë.
E
bukur poezia”Plisin e atdheut putha” ku citohet:
Pse
kështu,vendlindja e këtoj moti,
Ku
po shkoni si zogjtë shtegtarë,
Mos
vallë mallkimi qenka prej Zoti?,
Jo,se
le folenë e vendlindjes me lot të tharë.
Le
të shtegtojmë nëpër botë si lot i qiellit,
Prapë
do kthehemi me mallin e zhuritur për ty,
Te
plisi i atdheut me lot ngrirë ndalova atë çast,
Gjithë
dashuritë e zemrës u ndezën në flakë.
Dhe
ndalem në poezinë “Dallgët e detit na bënë shoqëri” ku citohet:
Nga
ç’shteg kujtimet aty erdhën,
As
vetë s’po di ky lumë kujtimesh,
E
piva kefen ashtu n’vetmi,
Në
heshtje dallgët e detit erdhën,
E
më bënë shoqëri.
Dhe
pikante poezia nga merr titullin libri ”Vetmi e stolit në park” ku citohet:
Vështrova
tutje në parkun e qytetit tim,
Sa
çudi,atë çast dhe era ndaloj aty,
Zgjata
dorën ta kapja një gjethe peme,
Nuk
munda dot,atje s’kishte asnjë njeri.
Një
re e bardhë sillej rrotull lart në qiell,
Dhe
ajo s’kishte buzëqeshje në sy,
Në
heshtje edhe zogjtë nëpër pemë,
Këngën
e trishtimit pa dashur e lanë aty.
Por
gjejmë në poezitë e Xhevahirit dhe nga ato të ndjera panoramike ku përmendim:

Ika
atë buzëmbrëmje nga deti,
Dhe
pas,lashë gjurmët si kujtim,
Më
përshpëriti dhe fjala e shkruar në rërë,
Eja
prapë më tha-Të pres biri im.
Një
poezi e bukur është “I putha gjethet e vjeshtës” ku citohet:
Erdhi
vjeshta me ngjyrat e saj,
Peisazhi
i gjetheve,
Nëpër
degët e pemëve,
Në
gji zjarre ndezur mban.
Poezi
romantike është poezia “Shtigjet e mjergullës” ku citohet:
Thinjat
e bardha netëve të errëta vezullojnë,
Si
mjergulla nëpër pyje në gjelbërim,
Ashtu
dhe jeta qenka vërtetë vetëtimë,
Shtigjeve
të mjergullës kërkon përjetësinë.
Sa
e bukur poezia”Flutura në krahët e mi” ku citohet:
Një
flutur po rrinte e mendohej në krahët e mi,
E
qetë po bënte gjumin e natës aty,
Veç
lules zgjuar në parmakun e dritares,
Na
kishte parë që po flinim ne të dy.
Një
nostalgji e bukur në poezinë”Të prita” ku citohet:
Sa
shumë shpejt iku rinia jonë,
E
prita të vinte përsëri tek unë,
Nuk
munda të ecja mbi ato rrudha,
Veç
kujtimet filluan të rridhnin si krua.
Me
të njejtën nuancë dhe poezia e mëposhtme”Refrene jete” ku citohet:
Pse
kështu o refren i jetës sonë,ndalo një çast,
Eja
me vrull e na buzëqesh si dikur te ne,
Refreni
i jetës le të vrapoj me dashuri,
Mbi
gurë të bardhë le të tregohet dhe një përrallë.
Një
poezi e goditur revoltë për kohën,ku më shumë vlerësohen armët se jeta e
njerëzve shigjetohet në poezinë
”Pëllumbat
e marsit” ku citohet:
Ah
kjo kohë e thyer si tullë e djegur,
E
këtij shekulli të XXI me barut,
Fëmijët
qajnë në djepin plotë plagë,
Dhe
toka është djegur si bari në gusht.
Dhe
së fundi diçka melankolike”Ca pika shiu në Sanremo” ku citohet:
Ca
pika shiu mbi qepalle më ranë,
Na
ishte vërtetë,apo lot i tharë,
As
vetë s’po kuptoja pse kështu vallë,
Sanremo
me këngë më priti këtë radhë!.
Bëra
një paradë mbi disa poezi të këtij libri poetik për të treguar vlerat reale dhe
tashmë të njohura të poetit Xhevahir Cirongu.Vëzhgohet nga librat e tij që
autori është besnik i një etike krijuese që vendos së pari të vërtetën
artistike.
Ai
konsiderohet autor intimist dhe realist,një vëzhgues i hollë i botës së
brendshme njerëzore.Nuk synon të trondisë me efekte të forta,por të depërtoj
gradualisht në ndërgjegje dhe për këtë pëlqehet dhe lexohet.
Skënder Milaqi
Durrës.Prill 2026.











