Skender Jashari: Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse
Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse

Rusia vazhdon traditën e saj të luftës
ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj. Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me
Rusinë. Ajo historikisht ka qenë agresive ndaj pothuajse të gjithë fqinjëve të
saj e më gjerë. Rrjedhimisht Rusia ka qenë kundër Perëndimit, siç historikisht,
ka qenë promotori i shumicës së të këqijave që na kanë ndodhur në Europën
Lindore, Qendrore dhe Jug-lindore (ekskluzivisht në Ballkan). Në Rusinë e Car Pjetrit të Madh filloi ekspansionin
në drejtim të Europës ( Polonisë, Baltikut etj),[1]
dhe synonte marrjen e Konstantinopojës-Stambollin përfshirë edhe gadishullin
Ilirik-Ballkanik.[2] Rusia në
vazhdimësi, bëri luftëra kundër Turqisë-Otomanve,[3]
me pushtime territorësh që në vitet 1735-173,[4]
pasuar në vitet 1768-1774, rreth Detit të Zi. Derisa Perandoria Osmane luftonte
kundër Austrinë, më 1787, Rusia filloi luftë dhe arriti armëpushimin e Jashit
më 9.01.1792, ku fitoi Krimen, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë.[5]
Lufta ruso-turke e vitit 1806-1812, e filloi Perandorisa Osmane, pasi forcat
ruse humbën në Austerlic nga Napoleon Bonaparta, e në këtë rast Rusia përfitoi Besarabinë
lindore dhe Transkaukazin.[6]
Lufta ruso-turke 1828-1829, shkaku i kryengritjes greke për pavarsi,[7]
avansuan deri në Dobruxhë, përmes Vllahisë dhe Moldavisë dhe në Kaukaz deri në
Erzurum.[8]
Në vitet 1853-1856, e njohur edhe si
“lufta e Krimesë”[9] e që Fuqit
Europiane nuk donin ta lejonin daljen e Rusisë në Mesdhe, gjë që ia arritën,
por që Rusia edhe në këtë rast përfitoi disa territore.[10]
Lufta ruso-turke e vitit 1877-1878, mes koalicionit ortodoks të kryesuar nga
Rusia, të përbërë nga Bullgaria, Rumania,[11]
Serbia[12]
dhe Mali i zi,[13] kundër
Perandorisë Osmane,[14]
u luftu në Ballkan dhe në Kaukaz. Shtetet ballkanike përfituan autonomi deri
pavarsi, si Bullgaria,[15]
derisa Rusia gati sa nuk e pushtoi Stambollin)
në Traktatin e Shën Stefanit), e që Fuqitë e Mëdha Europiane thirrën Kongresin
e Berlinit.[16] Rusia kishte
ndikim edhe në Luftën e I Ballkanike që u zhvillu në njërën anë koalicioni i
sllavëve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, pos influencës në Ballkan, gjë
më shumë nuk përfitoi.[17]
Në Luftën e I Botërore, Rusia, e sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze, në mbrojtje
të Serbisë,[18] e që
Rusia përfitoi territoret si: Bjellorusinë( 1922), Ukrainën( 1922),
Uzbekistanin dhe Turkmenistanin më 1926, Taxhikistanin 1929, Armeninë,
Azerbejxhanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin më 1936.[19]
Përfitimet e tilla shumica i erdhën pas Luftës së I Botërore, duke përfitu nga
ideologjia bolshevike si parim kinse universal. Në Luftën e II Botërore, Rusia
u shpëtu nga Perëndimi-Franca, Britania dhe SHBA-të,[20]
e që nga kjo luftë Bashkimi Sovjetik pushtoi: Finlandën më 1940, Estoninë,
Letoninë, Lituaninë dhe Moldavinë më 1940.
Bashkimi Sovjetik mbështeti, motivoi edhe
ndihmoi shumë grupe rebele majtiste luftarake, terroriste islamike etj, si:
Partia Komuniste e Afganistanit; Partia Komuniste e Butanit; Fronti Popullor
Revolucionar Bolivian; Partia e Komunizmit Maoist; Armata e Çlirimit Kombëtar Kolumbiane,
Armata e Çlirimit Popullor-Kolumbi, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë;
Partia komuniste e Ekuadorit- Dielli i kuq dhe Grupi i Luftëtarve Popullor;
ETA; Partia Komuniste e Indisë; Partia komuniste e Iranit, Partia demokratike e
Iraniano-kurdistanit; Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit; Njësitë Mbrojtëse
të Kurdistanit Lindorë, Unioni i Komunitetit të Kurdistanit; Organizata e
Çlirimit të Palestinës, Fronti i Çlirimit Arab-Palestinë, As-Sai’qa, Fronti
Demokratik i Çlirimit të Palestinës, Fatah, Brigadat e Martirve Al-Aqsa, Forca
14, Fornti i Çlirimit të Palestinës, Unioni Demokratik i Palestinës, Partia
popullore e Palestinës, Brigadat Abu Ali Mustafa, Fronti Popullor për Çlirimin
e Palestinës; Armata Popullore e Paraguajit; Shtegu i Dritës-Peru; Partia
Komuniste e Filipineve, Fronti Demokratik Kombëtar-Filipine, Partia e Puntorve Revolucionar-Filipine;
Batalioni i Lirisë Ndërkombtare-Siri, Partia komuniste e Turqisë
Marksiste-Leniniste, Partia Komuniste Marksiste-leniniste; Partia e Puntorve Komunist
të Turqisë, Partia Komuniste e Kurdistanit, Partia Komuniste Revolucionare e
Turqisë; Borotba-Ukrainë; Familja e Guerilës së Zezë dhe Milicia Komuniste e
SHBA-së etj.[21]
“Boshti i Djallit”-Bashkimi Sovjetik,
me rastin e Revulucionit të marsit 1989 në Poloni, vazhdoi në Hungari më 23
tetor 1989, pastaj në Gjermanin Lindore me rënijen e Murit të Berlinit më 9
nëntor 1989, Bulgari më 1990, Çekosllovaki më 1990, si dhe Rumani më 1989,[22]
Jugosllavia u shpërbë, Afganistan, Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli,
Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashku
Jemeni, ndërsa Kina, India dhe Vietnami bën liberalizim ekonomie.[23]
Bashkimi Sovjetik, u shpërbë: Lituania( 11.03.1990), Estonia( 30.03.1990),
Letonia(4.05.1990), Abkazia(25.08.1990), Transnistria(2.09.1990), Gjeorgjia(9.04.1991),
Gaugazia(9.08.1991), Estonia(20.08.1991), Ukraina(24.08.1991), Bjelorusia(25.08.1991),
Moladavia(27.08.1991), Kirgizia(31.08.1991), Uzbekistani(1.09.1991), Republika
e Nagorno-Karabakh(2.09.1991), Taxhikistani(9.09.1991), Armenia(21.09.1991),
Azerbejxhani(18.10.1991), Turkmenistani(27.10.1991), Republika çeçene e
Içkerisë(1.11.1991), Osetia jugore(28.11.1991), Federata e Rusisë(12.12.1991)
dhe Kazakistani(16.12.1991).[24]
Putini, ka inkorporu në Strategjinë e
Ringritjes së Rusisë, edhe përdorimin e ideologjive, sidomos: përdorimin e
islamizmit dhe terrorizmit islamik për qëllime të saj; korruptimin e zyrtarëve
në vendet që synon shtrirjen e ndikimit rus; përdorimin e krimit të organizuar;
instrumentalizimin e resurseve energjetike; propagandën dhe kërcënimet nukleare
etj. Në shtrirjen e Rusisë, ajo zhvilloi disa luftëra pushtuese, që nga vitet
1991, e në veçanti atë në Gjeorgji 2008, Ukrainë 2014 dhe 2022. Paralelisht
edhe Serbia, kopjoi të njejtën Strategji prej Rusisë, të cilat i aplikon ndaj
Boshnjakëve dhe ndaj Shqiptarëve të besimit islam.
Natyrisht të gjithë e kuptojmë që
agresioni rus, kundër Ukrainës, nuk është thjeshtë agresion rus kundër këtij
vendi, por është kundër të gjithë botës demokratike, që kryesisht përfaqësohet
nga vendet e Perëndimit dhe kundër vendit tone- Shqiptar. Faza e parë e
agresionit rus, kundër Ukrainës, që filloi më 24 shkurt 2022, që synonte
okupimin e tërë territorit të shtetit ukrainas dhe që zgjati deri 7 prill 2022,
ishte kryer nga fronti verior me shënjestër Kievin, paralelisht edhe me drejtimet
e sulmit në Ukrainën Lindore në Luhansk dhe Donbas etj.[25]
Shpejt dështoi, duket që u bë shkak, që
të fillonte fazën e dytë, në Ukrainën juglindore, më 8 prill 2022, Rusia
njoftoi për dislokimin e trupave të saj nga veriu i Ukrainës, që kjo ofenziv
filloi nga 17 prill, e që edhe në këtë drejtim avansimi i forcave ruse, ishte
shumë i vogël. Në fund të gushtit dhe deri në gjysmën e shtatorit, forcat ruse
humbën pjesë të konsiderueshme të territoreve që kishin pushtuar, por pos saj
humbën edhe numër të konsiderueshëm të personelit dhe makinerisë së saj. Në
situatë të tillë, kuptohej që Rusia do tentonte të gjente një alternativë, e
ajo ishte destabilizimi i Ballkanit, konkretisht i Bosnje dhe Hercegovinës dhe
Republikës së Kosovës, në pjesën veriore, përmes Serbisë. Prezenca e
paraushtarakëve, subversionistëve, diversantëve dhe pjestarëve të forcave
speciale serbe dhe ruse, ishin të dukshme, në dhjetor 2022, duke ngritur
barikada, kryer sulme terroriste, sabotazhe etj. Në të njejtën rast paralelisht
Serbia përdori edhe agjentët islamik të saj, për të shkaktuar trazira të
brendshme politike si në Bosnje dhe Hercegovinë e sidomos në Republikë të Kosovës,
të njejtën gjë e bëri edhe me agjentët ortodoks të Serbisë, të cilët u përpoqën
të instrumentalizonin minoritetin ortodoks në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në
Republikë të Kosovës. Fatmirësisht SHBA, Britania, Gjermania, Franca, Italia
etj, ngritën zërin dhe kryen veprime konkrete kundër qeverisë së Serbisë.
Mrekullisht në instanca politike,
ushtarake dhe të sigurisë, trajtohet çështja e shkatërrimit të Rusisë, ashtu
siç më parë është trajtuar dhe fatmirësisht ishte arritur shkatërrimi i
Bashkimit Sovjetik. Natyrisht Federata Ruse, ka mbetur ende krijesa e fundit
shoveniste, ekspansioniste, gjenocidiste
dhe djallëzore, e cila bënë përpjekjet e fundit për t’u ringritur në
piedestalin e Bashkimit Sovjetik. Por siç dikur flitej për të “Sëmurin e Bosforit” sot fatmirësisht
flitet për të “Sëmurin e Siberisë.”
Fundi i Federatës Ruse, është çdo ditë
e më afër dhe thellimi në luftë në Ukrainë, është çdo ditë e më katastrofik për
agresorin, prandaj proporcionalisht kuptohet, sa më shumë të thellohet lufta në Ukrainë, aq
më katastrofal do jenë përfundimi i agresorit.
Federata Ruse ka 142.8 milion banorëve, 111 milion
llogariten se janë të etnisë ruse, sipas burimeve ruse,[26]
ose 80.9% në total, kurse 19% janë minoritete.[27]
Derisa në Federatën Ruse, fliten edhe më shumë se 150 gjuhë etnike.[28]
Edhe sot, Rusia, është një ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba nën
pushtim:193 grupe etnike,[29] shumica e kanë besimin ortodoks, 16.4
milion janë musliman, me 277 gjuhë të minoriteteve,[30] me 21 republika etnike, sipas
Traktatit të Federatës të 1992,[31] prej të cilave rusët përbëjnë
minoritet në 13 prej tyre. Prandaj mund të kuptohet që Federata Ruse do ndahet
në së paku 22 shtete të reja apo 193 deri 277 shtete të reja( sipas parimit të
gjuhës si përcaktues i etnisë). Natyrisht me rënijen e Federatës Ruse, si
bastioni i fundit i “së keqës në botë” rrjedhimisht do bien edhe terrorizmi
ndërkombëtar me theks të veçantë terrorizmi islamik.
Asnjëherë Europa, si e ndarë, nuk e fitoi ndonjë luftë karshi Rusisë, këtë nuk mundën ta bënin as Napolen Bonaparta e as Gjermania në dy Luftërat Botërore. Për shkakun jo të fuqisë ushtarake të Rusisë, por për shkakun që Napoleon Bonapartën e mposhtën forcat gjermane, derisa Gjermaninë në dy Luftërat Botërore e mposhtën forcat Anglo-Amerikane. Prandaj sot shohim Europën e Bashkuar, e në vijën e parë të frontit shohim Ukrainën që mrekullisht shkrumbon çdo sulm tokësor rus. Fatmirësisht janë dekada përjashtimisht dekadat e fundit të një krijese politike dashakeqe ndaj fqinjëve të saj.
Skender Jashari ish i burgosur politik
nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime
joformale ushtarake.
[1] Peter the Great: The Struggle for Power, 1671-1725, Paul
Bushkovitch, Cambridge University Press, 2001, faqe 334 dhe 351.
[2] Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich,
Cambridge University press, 1991, faqe 24.
[3] Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich,
Cambridge University press, 1991, faqe 147.
[4]http://www.encyclopediaofukraine.com/display.asp?linkpath=pages%5CR%5CU%5CRusso6Turkishwars.htm (27.02.2023).
[5] https://www.britannica.com/topic/Russo-Turkish-wars(27.02.2023); The Routledge Companion to European History since 1763, Chris
Cook, John Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 203.
[6] The Routledge Companion to European History since 1763, Chris Cook,
John Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 206.
[7] Po aty, faqe 42 dhe 75.
[8] Po aty, faqe 2.
[9] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877,
Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 157.
[10] Po aty, faqe 90-115.
[11] The Christianization of Ancient Russia, a millennium: 988-1988.
Yves Hamant, UNESCO, 1992, faqe 269.
[12] Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich,
Cambridge University press, 1991, faqe 235-248.
[13] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877,
Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 60-64.
[14] Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich,
Cambridge University press, 1991, faqe 32,
[15] Po aty, faqe 143.
[16] Po aty, faqe 170.
[17] Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich,
Cambridge University press, 1991, faqe 200-206.
[18] Po aty, faqe 197. The Cambridge History of Russia. Volume II.
Imperial
[19] http://www.cvce.eu/en/recherche/unit-content/-/unit/02bb76df-d066-4c08-a58a-d4686a3e68ff/a36c2b08-97a1-4308-b764-6ad5988d939b(27.02.2023).
[20] Resource mobilization for World War II: the
[21] The Soviet Union and Nonruling Communist Parties, Directorate of
Intelligence, CIA Historiacal Review program release as sanitized 1999; The
Organizational Strategies of Communist Parties in East Central Europe, 1945-89,
Anna Grzyma?a-Busse, Department of Government, Harvard University Cambridge,
1997, (Çekosllovaki dhe Hungari).
[22] Causes and Origins of the Collapse of the Former Soviet Union An
Honors Research Thesis Presented in Partial Fulfillment of the Requirements for
Graduation ?with Honors Research Distinction in Russian Economic Studies? in
the Undergraduate Colleges of the
[24] http://www.history.com/topics/cold-war/fall-of-soviet-union , http://belfercenter.hks.harvard.edu/files/disc_paper_95_09.pdf(27.02.2023).
[25] https://www.cbsnews.com/news/ukraine-mariupol-russia-surrender-reject/;
https://www.cbc.ca/news/world/ukraine-russia-war-march21-1.6391709
(27.02.2023).
[26] http://www.demoscope.ru/weekly/ssp/rus_nac_02.php(27.02.2023).
[27] https://web.archive.org/web/20120118212344/http://www.perepis-2010.ru/results_of_the_census/result-december-2011.ppt(27.02.2023).
[28] Iryna, Ulasiuk (2011). "Legal protection of linguistic
diversity in Russia: past and present". Journal of Multilingual and
Multicultural Development. European University Institute. 32 (1): 71–83.
[29] National Minorities in Putin's Russia, Diversity and Assimilation,
Nga Federica Prina, 2015, faqe 1; The Palgrave Handbook of Minority Languages
and Communities, Editorët:Bernadette O’Rourke, Gabrielle Hogan-Brun, 2018, faqe
185.
[30] Handbook of Easy Languages in Europe, Editorët:Camilla Lindholm,
Ulla Vanhatalo, 2021, faqe 439; Life Expectations of the People, A Comparative
Sociological Analysis of China and Russia, Nga Peilin Li, Mikhail
Konstantinovich Gorshkov, faqe 158.
[31] Comparative
Politics, Edituar nga : Prabir Kumar De, 2011, faqe 184.


