Sevdail Hyseni: Në Preshevë, organizohet konferenca shkencore “Trashëgimia kulturore dhe turizmi”

Pamje nga konferenca shkencore ne Presheve Xhemaledin Salihu
Në
Preshevë, organizohet konferenca shkencore “Trashëgimia kulturore dhe turizmi”
Nga
Sevdail Hyseni
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore
e Luginës së Preshevës, në tetorin e këtij viti, do të organizoj në Preshevë
konferencën shkencore të dhjetë me radhë me tematikë: “Trashëgimia kulturore
dhe turizmi”.
Në
këtë konferencë shkencore, bëhet e ditur nga Shoqata për Trashëgimi dhe
Krijimtari Kulturore, do të marrin pjesë studiues dhe përfaqësues nga të gjitha
trevat: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës,
diaspora e tjerë.
Qëllimi
kryesor i kësaj konference shkencore, është shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i
trashëgimisë kulturore dhe turizmit në përgjithësi, në Luginë të Preshevës dhe
në viset tjera shqiptare .
Gjithashtu,
synimi i kësaj Konferencës, është që pas përmbylljes së punimeve shkencore, me
një publikim të posaçëm në formë vepre, të botohen punimet e lexuara gjatë
seancave shkencore në Preshevë.
Lugina
e Preshevës dhe viset tjera shqiptare kanë një pasuri të bollshme të
trashëgimisë kulturore, në realitet kanë asete, vlera të trashëgimisë
kulturore, të cilat ofrojnë turizëm të pasur.
Andaj, qëllimi kryesor i Konferencës shkencore është
që në suaza të mundësisë, kjo temë të hulumtohet, studiohet, trajtohet dhe
shqyrtohet nga studiuesit në aspektin edukativ, kulturor, ekonomik, informativ,
sportiv, rekreativ. Pastaj, të gjitha prurjet e studiuesve, nëpërmjet
kumtesave, punimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore dhe turizmin, do të
përmblidhen në një libër, në një publikim për lexuesin dhe studiuesit e
ardhshëm.
Në
bordin udhëheqës të Konferencës shkencore janë caktuar emra të shquar nga sfera
e trashëgimisë kulturore si: Prof.dr.
Drita Statovci-Halimi, etnologe , Dr. Rovena Vata, albanologe, Phd Shpetim
Memishi, ekonomist dhe Xhemaledin Salihu, profesor dhe studiues, kumbara i
organizimit të konferencës e cila do të mbahet më 20 tetor 2019, ndërsa koha e
paraqitjes së temës/abstrakti/ dhe punimi për Konferencë dorëzohet deri më 16
tetor 2019 dhe se temat e punimit nuk duhet t’i kalojnë 20 faqe e koha e
referimit më shumë se 10 minuta.
Vlen
të ceket se organizatori i kësaj Konference shkencore në Preshevë, është prof.
Xhemaledin Salihu, Laureati i çmimit “Ali Vishko” nga Shoqata për kulturë dhe
art “Tradita”, për vitin 2019.
Që
nga vitin 2010, kur u themelua Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore,
në Preshevë dhe u vu në ballë të saj prof. Xhemaledin Salihu, janë organizuar
dhe mbajtur me sukses 9 konferenca shkencore, kjo është e dhjeta me radhë e janë publikuar po aq vepra
shkencore. Po ashtu organizator i Konferencës shkencore, prof. Salihu, është
dekoruar me Mirënjohje e Certifikata për pjesëmarrje aktive në disa konferenca
shkencore të mbajtura në Preshevë, Prishtinë, Tiranë dhe Tetovë.

Nga albumi i aktiviteteve te Shoqates per trashegimi kulturore ne Presheve, Xhemaledin Saliu









