Sevdail Hyseni: Lugina ''unike''
Sevdail Hyseni
Satirike
LUGINA "UNIKE"
Kësaj
radhe Lugina,
Ka
vendosur drejt...
Me
Listën "Unike"
T'ngjitet
n'Parlament!
Me
një Listë bashkë
Që
s'e kish' më parë,
T'i
shtoj deputetët
Në
dy-tre shqiptarë!
Vetëm
të bashkuar
"Marrëveshja"
e lyp,
Parlamenti
serb
Të
flas edhe shqip!
Madje
dhe të tjera
Gjëra
me gjithë mend,
Nga
Lista Shqiptare
Shtrohen
n'Parlament!
Për
Gjuhë e Flamur
S'do
të ketë rrezik,
Simbolet
kombëtar
Zgjidhen
në praktikë!
Kush
e ka fatin
T'mbetet
n'opozitë,
Nuk
e ka hallin
T'merret
me kritikë!
Se
pas zgjedhjeve
Që
i kemi në prill,
Disa
do të struken
Si
ariu në pyll!
Mjaft
me marifete
Se
na doli shpirti,
Nga
disa "zangoçë"
Që
u thahet fyti!
Nga
goja me "fjalë"
Bashkim
për Luginë,
E
nga ana tjetër
I
kërcejnë mbi shpinë!
E
kapin nga koka,
Krahët
edhe këmbët,
Duke
ia treguar
Një
nga një dhëmbët!
Mirëpo,
kjo Lugina
E
ka një si ves,
Ndryshe
i "nderon"
Njerëzit
e pabesë!









