Sevdail Hyseni: Lidhja shekullore

19.10.2019, 04:00 PM (GMT+1)

Satirike

LIDHJA SHEKULLORE

Turqia na ka sunduar

Pesëqind vjet me shpatë,

E tani po na “ushqen”

Me filma për çdo natë!

Nëpër ekrane televizive

Buçet kënga mesdhetare,

Në çdo cep të katundit

Ngre Xhamia me minare!

Kur e pyetën Erdoganin:

Pse në kulturë investime?

-Tha na duhen shqiptarët,

Për “lutje” dhe “dëfrime”!

Sevdail Hyseni